Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin e legalizimeve
Kuvendi ka arritur ditën e djeshme që të votojë dy projektligje të rëndësishme. Deputetët kanë votuar me shumicë votash ndryshimet në ligjin e legalizimeve, të cilat u kthyen mbrapsht nga Presidenti, si dhe kanë votuar projektligjin për ndryshimet në fushën e turizmit, i cili kishte mbetur prej dy muajsh pa u miratuar në Kuvend. Mazhoranca ka arritur që të miratojë ndryshimet në ligjin e legalizimeve me minimumin e mundshëm, prej 71 votash, që duheshin për të kaluar një dekret presidencial. Ndërkohë, vetëm 15 vota të opozitës kanë shkuar kundër këtyre ndryshimeve. Mazhoranca ka arritur që të mbledhë të gjitha votat e rëndësishme në këtë votim, si ato të grupit parlamentar të Partisë Republikane, i cili kishte kontestime për këtë ligj. Pas konsultimeve me aleatët republikanë, më në fund PD arriti t’i bindë ata për ta votuar duke pranuar disa kërkesa të tyre për këtë ligj. Këto kërkesa kishin të bënin me kompensimin e kategorisë së ish-pronarëve. Republikanët kërkonin kompensim në mënyrë të shpejtë për ata pronarë që prekeshin nga procesi i legalizimeve, kërkesë kjo që ishte dhe në argumentet e përdorura nga Presidenti Topi në kthimin e dekretit. Ndërkohë Presidenti kishte kërkuar që të mos prekeshin kompetencat e pushtetit vendor nga ky ligj, pikë kjo që gjeti një ndryshim jo shumë esencial nga mazhoranca.
Turizmi
Ndërkohë, projektligji i miratuar ditën e djeshme për turizmin përmban disa ndryshme të rëndësishme në fushën e turizmit. Në këto ndryshime është sanksionuar një mënyrë e re penalizimesh, si dhe janë ripërcaktuar kushtet e reja të licencimit të operatorëve turistikë.
Turizmi
Ndërkohë, projektligji i miratuar ditën e djeshme për turizmin përmban disa ndryshme të rëndësishme në fushën e turizmit. Në këto ndryshime është sanksionuar një mënyrë e re penalizimesh, si dhe janë ripërcaktuar kushtet e reja të licencimit të operatorëve turistikë.