E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sula: Kemi goditur dy herë më shumë grupe kriminale

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, komentoi ditën e djeshme në Kuvend raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Shqipërinë në lidhje me luftën ndaj krimit dhe trafiqeve të drogës dhe qenieve njerëzore. Sipas Sulës, qeveria aktuale ka rritur dy herë më shumë luftën ndaj krimit të organizuar dhe kjo duket në goditjen që kanë marrë grupet e organizuara kriminale. “Krimi dhe trafiku janë ulur në Shqipëri në vitet e fundit. Në vitin e kaluar janë goditur 24 grupe kriminale, ndërkohë që në vitin 2004 janë goditur vetëm 13 grupe kriminale. Sot ka më pak viktima të trafikut që kërkojnë asistencë. Sot ka më pak raporte negative për Shqipërinë. Njëkohësisht, sot policët dhe punonjësit e ligjit janë më të sigurtë në punën e tyre”, - tha në fjalën e tij deputeti Sula.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›