E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Duhet të plotësohen kërkesat e grevistëve në Gërdec

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, u shpreh ditën e djeshme në Kuvend se qeveria duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e grevistëve në Gërdec. Sipas Leskajt, qeveria u detyrohet më shumë banorëve të Gërdecit, ndaj dhe duhet të marrë masa të mëtejshme. “Banorët e Gërdecit kanë marrë një hap jo të lehtë. Ata kërkojnë disa kërkesa në grevën e tyre, të cilat janë të ligjshme. Ata kërkojnë t’u lidhet pension familjeve që kanë humbur jetën, kërkojnë dëmshpërblim, kërkojnë për një vit pagë. Në emër të grupit parlamentar të PS-së, ne solidarizohemi me kërkesat e grevistëve në Gërdec”, - tha Leskaj në fjalën e saj. Nga ana tjetër, edhe shumë deputetë socialistë kërkuan që të plotësohen kërkesat e grevistëve në fshatin Gërdec.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›