E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton shtyrjen për 15 ditë të afatit të Komisionit për Kodin Zgjedhor



Me 81 vota pro dhe 7 kundër Kuvendi miratoi dje shtyrjen për të katërtën herë të afatit të punës së Komisionit të posaçëm Parlamentar për Kodin Zgjedhor. Komisioni do të punojë rreth sistemit zgjedhor deri më 14 nëntor, pavarësisht se
afati i tij përfundonte dje. Komisioni zgjedhor, i ngritur me një vendim të Kuvendit në muajin qershor, ka për detyrë hartimin e amendamenteve të nevojshme ligjore për ruajtjen e standardeve në zgjedhje, mbështetur në rekomandimet e paraqitura në raportin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR. Gjatë miratimit të afatit të ri të Komisionit, deputeti i LSI-së Spartak Braho kërkoi largimin nga posti i anëtarit të Komisionit të deputetit Tritan Shehu, pasi tashmë Partia Demokrate e Re që ai përfaqësonte është bashkuar me Partinë Demokratike. Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, bëri të ditur vetëm pak ditë më parë se Kodi Zgjedhor do të miratohej javën e partë të muajit nëntor. Por duket se Kodi do të depozitohet për miratim në Kuvend javën e dytë të nëntorit.

31 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›