Kuvendi ngre KQZ-në e re
03/02/2009 Seanca parlamentare votoi 7 anëtarët e rinj, Ristani kryetar. LSI bojkoton procesin e votimit
Mazhoranca voton dekretin e Topit për anëtarë të Kushtetueses. Thanza zë vendin e Saulit
Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi me konsensus të plotë dhe përmes një procesi votimi të fshehtë elektronik të shtatë kandidaturat e propozuara për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mes tyre edhe kryetarin Arben Ristani. Emrat e propozuar nga partitë politike morën paraditen e djeshme bekimin e Komisionit parlamentar të Ligjeve dhe më pas i kaluan për votim seancës parlamentare. Gjithashtu ligjvënësit mbështetën edhe dekretin e Presidentit të Republikës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Admir Thanzës. Vendi vakant u krijua pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Gjergj Sauli.
Ngritja e KQZ-së
Përveç emrave për të cilët dy partitë e mëdha, PD-ja dhe PS-ja, kishin arritur konsensusin e tyre, Hysen Osmanaj – Vera Shtjefni nga PD-ja dhe Dëshira Subashi, Artan Laze nga PS-ja – dje deputetët e Kuvendit zgjodhën Klement Zgurin nga propozimet e Partisë Republikane dhe Pandeli Varfin nga propozimet e Partisë Socialdemokrate. Numrin më të lartë të votave mbështetëse e siguroi kandidati i PD-së Osmanaj, 103 vota, i ndjekur nga Laze i PS-së, me 102 vota. Dy kandidatët e tjerë, Subashi dhe Shjefni, morën nga 100 vota pro, Zguri 98 vota dhe Varfi 96 vota. Në përfundim të votimit të anëtarëve të KQZ-së Kuvendi mes kandidates Albana Vokshi dhe Arben Ristani votoi këtë të fundit në postin e kryetarit të KQZ-së, me 97 vota pro, 9 kundër dhe 7 abstenime. Sipas Kodit Zgjedhor, të zgjedhurit do të kryejnë betimin, por jo më vonë se 24 orë nga dita e zgjedhjes. Sipas përbërjes së re të institucionit kryesor që do të administrojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, katër anëtarë janë ish-anëtarë të KQZ-së. Ristani, Zguri dhe Subashi janë anëtarë të rikonfirmuar të KQZ-së, ndërsa Pandeli Varfi ka ushtruar detyrën e anëtarit të këtij institucioni për 6 vjet, nga viti 2000-2006. Procesi i votimit të anëtarëve të KQZ-së është bojkotuar nga deputetët e LSI-së, të cilët kërkuan të përfaqësoheshin me një anëtar në institucionin tashmë jokushtetues, por u refuzuan nga dy partitë e mëdha. “Sot kemi gjethen e parë të dushkut të ri për zgjedhjet e ardhshme, pasi ky komision do të punojë mbi një kod zgjedhor të hartuar me një frymë përjashtuese. Duke qenë se ne nuk ishim pjesë e procesit të votimit edhe të Kodit Zgjedhor, nuk duam të bëhemi pjesë e këtij procesi votimi. Kështu që ne po mbledhim veglat tona dhe po largohemi”, - tha kreu i grupit Pëllumb Xhufi.
Debati
Që në fillimet e saj seanca u hap me një debat mes socialistit Erion Braçe dhe ministrit të Transportit Sokol Olldashi lidhur me planin e bregdetit të jugut. Braçe akuzoi qeverinë se ka abuzuar me trojet në bregdetin e Jalës për interesa personale, siç e quajti ai, të familjes qeverisëse. Ai prezantoi një raport të Bankës Botërore për të vërtetuar akuzat e tij. Por ministri Olldashi i rrëzoi akuzat, duke sqaruar se ai raport nuk është i BB-së, por i një zyre të saj.
Braçe-Olldashit
Është ky raport i Bankës Botërore që vërteton gjithçka. Pse gënjeni? (I afrohet podiumit)
Olldashi-Braçes
Ik e ulu atje se po flas. Palaço i vogël, ik ulu aty!
Topalli-Braçes
Të kam thënë: mos e luaj me dorë (për mikrofonin), se e prish.
Braçe-Topallit
Zonja Kryetare, të kam thënë mos e luaj me gojë, se të bën dëm.
Ngjela-qeverisë
Ore, e kam thënë unë: edhe ato gjëra që dini t’i bëni, s’dini t’i bëni