E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësi i dyfishtë jetonte i qetë në Milano

03/02/2009  Shqiptari prangoset nga operacioni italiano-zviceran, teksa kalonte kufirin

Vrau një njeri me ngjyrë për prostitutën e tij dhe shqiptarin për drogën

MILANO- Shqiptari i akuzuar për dy vrasje në Milano dhe që shëtiste i qetë në qytet u arrestua nga policia teksa bënte pazar në Esselunga. Në 13 prill të vitit 1998 Lorenc Pistrengu, 33-vjeçari shqiptar kishte vrarë një afro-amerikan sepse i vodhi çantën e prostitutës së tij, ndërsa në janarin e këtij viti ekzekutoi me gjakftohtësi në kokë bashkëkombësin e tij për prishjen e pazareve të drogës. Pistrengu jetonte i lirë dhe nuk i kishte hyrë gjemb në këmbë as kur rrinte në apartament me gratë që kishte në pronësi. Vrasjen e parë Pistrengu e kishte kryer në Parma, në vitin 1998. Një afro-amerikan 30 vjeç kishte vjedhur çantën e njërës nga prostitutat në pronësi të shqiptarit. Ky i fundit vendos të hakmerret dhe menjëherë ngre kurthin, ku pasi kishte pyetur prostitutën për personin që e grabiti, vendosi ta vriste teksa personi me ngjyrë po dilte nga një lokal. Pasi e qëlloi disa herë me thikë për vdekje, shqiptari u largua në Perëndim, teksa gjykata e dënoi me 22 vjet burg. Pistrengu largohet në Zyrih të Zvicrës ku vijoi aktivitetin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Ndërsa 9 janarin e këtij viti, krimineli shqiptar u përlye në gjak edhe një herë. Motivet ishin të njëjtat, droga dhe mospagesa e seksit. Kësaj radhe ai kreu një vrasje mizore me gjak të ftohtë, kur rivali i tij shqiptar dha shpirt nga një goditje e vetme pistolete në tru. Pas vrasjes së dytë shqiptari e kuptoi se edhe kësaj radhe i duhej të largohej, kështu që shkoi në Milano ku një femër shqiptare e dashuruar me kriminelin, e cila nuk dinte asgjë rreth aktivitetit të tij, e strehoi në shtëpi.

Operacioni i kapjes

Pas verifikimeve të autorësisë së vrasjes ekspertët italianë dhe zviceranë organizuan operacionin për kapjen e tij. Shqiptari u kap në një Fiat bravo, teksa përpiqej të kalonte kufirin për në Zvicër. Ekspertët e skuadrës së zbulimit të vrasjeve, të udhëhequr nga Salvatore Anania e bllokuan shqiptarin të martën pasdite, teksa kishte dalë për të bërë pazarin. Operacioni në shkallë të gjerë përfundoi me sukses dhe pas prangosjes ai u dërgua në qelitë e paraburgimit për të dhënë deklaratat e tij për të dyja vrasjet që ka kryer në kohë të ndryshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›