E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi nis punimet me një minutë heshtje

24-02-2012 / Gazeta 55

Sulmi ndaj ushtarëve shqiptarë në Afganistan,

Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nder dhe kujtim të Kapiten Feti Vogli. Martiri i parë i Shqipërisë në misionet paqeruajtës, që prej fillimit të janarit të këtij viti ishte pjesë e kontingjentit “Eagle 4”, në Kandahar të Afganistanit. Për të dhe ushtarakun tjetër, Nëntetar Aleksandër Peci, komisioni i Sigurisë Kombëtare kishte përgatitur një rezolutë.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në fillim të seancës plenare ftoi deputetët të mbanin një minutë heshtje, në nderim të kujtimit të Kapiten Voglit.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit i shprehu ngushëllimet më të thella familjes së Kapiten Feti Voglit. Po ashtu, zonja Jozefina Topalli shprehu solidaritetin për Nëntetar Aleksandër Pecin si dhe urimet më të mira për shërim të shpejtë, për atë dhe për për ushtarin amerikan që është plagosur atje.
Nëntetari Aleksandër Peci u transferua nga spitali Amerikan i Bagramit pranë Kabulit, në spitalin ushtarak në Landstuhl, në Gjermani, për një trajtim mjekësor më të specializuar. Ndërsa në selinë e NATO-s në Bruksel, flamuri i Shqipërisë është ulur në gjysmështizë, për të nderuar Kapitenin Vogli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›