E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Propozimet e PS për reformën në drejtësi, arna - reforma duhet të fillojë nga Prokuroria”

24-02-2012 / Gazeta 55

Ylli Manjani, Sekretari për Çështjet Ligjore në LSI

Sekretari për Çështjet Ligjore në LSI, Ylli Manjani i cilëson propozimet e Partisë Socialiste për bërjen e reformës së drejtësisë, si propozime-arna, pa një skemë konkrete për kompletimin e reformës në sistem.
Sipas tij, drejtësia ka nevojë për reforma të thella, por këto të para tek skemat, jo te ligjet. Për juristin Manjani, në krye të prioriteteve të reformës në drejtësi, duhet të jetë Prokuroria, si institucioni më in-eficent dhe regresiv.
“Deri sot nuk janë propozuar skema konkrete. Duhet një reformë shumë e thellë në drejtësi, sugjerimet e PS-së janë arna mbi arnat e arnave. Pak surprizë është prej kësaj partie të majtë që të propozojë masa ekstreme. Askush nuk merret me një analizë menaxheriale, sesi mund të shkurtohet procesi i gjykimit. Ne jetojmë në një vend që politika është gogol, të gjithë vjedhin në një perceptim të përgjithshëm. Reformat nuk duhen parë tek ligjet, por tek skemat. Apo çështja e zgjedhjes së Prokurorit, duhet një reformë shumë e madhe për të forcuar statusin e Prokurorit, jo të merren me emrat. Askush nuk merret me hetimin që është thelbi i një çështje penale. Askush nuk merret sesi të krijojmë një FBI, ka ardhur koha të kemi diçka të tillë. Ka ardhur koha të ndajmë funksionet e policimit nga ato të hetimit. Janë gjëra të thjeshta që nuk kërkojnë shumë kohë. Nuk mund të harxhojmë kohë me çështjet e imunitetit, është alibi e krijuar nga një Prokurori e paaftë, ajo duhet forcuar. Në disa gjëra bëjmë regres, nuk ecim përpara”, u shpreh Manjani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›