Kuvendi pret raportet e të pavarurve
Gjatë muajit mars, Kuvendi do të votojë raportet e shtatë institucioneve të pavarura. Kështu më 11 mars, i pari që do të raportojë për punën njëvjeçare të institucionit që drejton është Arben Ristani kreu i KQZ-së. Katër ditë më vonë do të raportojë kryetarja e komisionit të Shërbimit Civil, Mimoza Hysenaj. Më pas me një kalendar të përcaktuar para deputetëve do të raportojnë edhe kreu i Kontrollit të Lartë i Shtetit, Avokati i Popullit, Prokurorja e Përgjithshme, Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Avokati i Prokurimeve.