“Të liberalizohen vizat me vendet e rajonit”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Është paradoksale dhe e pashpjegueshme që, ndërkohë që avancojmë me dialogun e liberalizimit të vizave me BE-në, ne ende nuk e kemi arritur këtë mes nesh. Nga Tirana deri në kufirin slloven duhen kaluar 5 pika kufitare, sidomos në sezonin turistik, ndërkohë që nuk ka asnjë të tillë nga Sllovenia deri në pikën më të largët me Finlandën”
Shqiptarët duhet të lëvizin lirisht në të gjitha vendet e rajonit. Kjo është kërkesa që ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, u ka bërë homologëve të tij të vendeve të rajonit. Në ditën e dytë të Konferencës së Përbashkët të Ambasadorëve, ministri i Jashtëm e cilësoi paradoksale faktin që dialogu për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian avancon, ndërkohë që një veprim i tillë nuk është arritur ende mes vendeve të Evropës Juglindore. Kreu i diplomacisë shqiptare shprehu bindjen se heqja sa më parë e vizave dhe e kontrolleve kufitare të panevojshme do të krijojë mundësi më të mëdha për sipërmarrësist, do të ulë kostot për individët e ndërmarrjet dhe do të rriste kontaktet njerëzore. Basha shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të hyrë në negociata me të gjitha vendet e rajonit dhe të përfundojë marrëveshjet e lëvizjes së lirë, siç u bë këtë vit me Maqedoninë. Konferenca e Ambasadorëve nisi punimet dje dhe do të vazhdojë deri më 31 tetor.
Liberalizimi vizave
“Krijimi i një zone të lirë tregtare për Evropën Juglindore është tashmë një arritje konkrete e integrimit tonë rajonal. Por ky proces integrimi tregjesh nuk nuk është i plotë dhe nuk mund të jetë funksional pa sigurimin e kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve në rajon”, - tha shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha. Ministri i Jashtëm e cilësoi paradoksal faktin që dialogu për liberalizimin e vizave me BE-në avancon ndërkohë që një veprim i tillë nuk është arritur ende mes vendeve të Evropës Juglindore, ambasadorët e të cilëve ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet. “Është paradoksale dhe e pashpjegueshme që, ndërkohë që avancojmë me dialogun e liberalizimit të vizave me BE-në, ne ende nuk e kemi arritur këtë mes nesh. Nga Tirana deri në kufirin slloven duhen kaluar 5 pika kufitare, 5 kontrolle, 5 ndalesa me orë të tëra të humbura, sidomos në sezonin turistik, ndërkohë që nuk ka asnjë të tillë nga Sllovenia deri në pikën më të largët me Finlandën”, - tha ai. Sipas Bashës, heqja sa më parë e vizave dhe e kontrolleve kufitare të panevojshme çliron energjitë e sipërmarrjes, ul kostot për individët e ndërmarrjet, rrit kontaktet njerëzore, shton aktivitetet reciproke, i shërben mobilitetit turistik dhe favorizon njohjen me njëri-tjetrin. Kreu i diplomacisë shqiptare shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të hyrë në negociata me të gjitha vendet e rajonit dhe të përfundojë marrëveshjet e lëvizjes së lirë, siç u bë këtë vit me Maqedoninë duke bërë të mundur lëvizjen e lirë në rajonin tonë. Konferenca e Ambasadorëve u përshëndet dy ditë më parë nga ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, i cili në takimet që zhvilloi me krerët më të lartë të vendit u shpreh se liberalizimi i vizave për shqiptarët mund të konkretizohet në qershor të 2009-ës. “Berisha mbajti premtimet e Evropës. Kjo i hap rrugën rezultateve që do të jenë të prekshme dhe të dukshme, duke filluar nga liberalizimi i vizave”, - tha kryediplomati italian në konferencën e përbashkët për shtyp që u zhvillua në Kryeministri, ku dhe kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, i vuri në dispozicion modelin e kartës së identitetit dhe të pasaportës biometrike. Sipas kryediplomatit italian, në rrugën drejt integrimit në BE, shpërndarja e pasaportave biometrike është një hap pozitiv, i cili do të përforcohet vitin e ardhshëm kur Shqipëria do të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, por integrimi, - tha Fratini, - varet nga reformat dhe rezultatet që duhet të arrijnë, për të cilat Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e Italisë.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008