E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sot paraqitet platforma e votuesve për t'u përfshirë në strategjitë e partive

20/05/2005  NDI dhe një grup zgjedhësish përfundojnë studimin mbi problemet në zona

Një grup zgjedhësish në Shqipërinë qendrore, duke përdorur një sondazh të thjeshtë për të krijuar Platformat Zgjedhore në prag të zgjedhjeve të korrikut, kanë paraqitur disa pika për t'u përfshirë në programet elektorale të partive politike. Duke punuar me programin e Forumit Civil të NDI-it, qytetarët janë duke treguar se zëri i tyre është një element kritik për demokracinë shqiptare. "Këtë vit Platformat Zgjedhore ndërtohen mbi një mbështetje të hershme të Forumit Civil, ku në vitin 2003, qytetarët në 38 komunitete përgatitën Platformat e Komunitetit për partitë politike, për zgjedhjet vendore. Qytetarët nga zonat 50, 46, 25 dhe 28 kanë përgatitur Platformat e tyre Zgjedhore, që do t'i paraqesin sot te selitë e partitve politike dhe te degët vendore. “Ne jemi duke shpërndarë këto platforma në mënyrë që deputeti të justifikojë besimin tonë”, tha Nikollë Prenga, nga Këneta, në zonën zgjedhore 28. “Kjo platformë është një ngushtim i distancës për sa i përket marrëdhënieve deputet-të zgjedhur”, pranoi Life Ckurti. Në qershor, qytetarët do të ftojnë kandidatët për të diskutuar direkt shqetësimet e qytetarëve, ashtu siç vepruan në vitin 2003. Forumi Civil i NDI, i cili punon në Shqipëri që nga viti 2000, tani është pjesë e Programit Demokraci dhe Qeverisje në Shqipëri, që zbatohet nga NDI, IREX, dhe Partnerët për Ndryshim Demokratik, dhe është financuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. Grupi i zgjedhësve tha në një prononcim për mediat se "në zgjedhjet parlamentare të 2005, ne qytetarët e zonave elektorale nr.28 dhe zonës elektorale nr.25 do të hedhim votën për kandidatin që do t’i ofrojë zgjidhje më të besueshme prioriteteve të platformave tona zgjedhore". Qytetarët e zonës nr.28 dhe plotësuan 205 pyetësorë, ku u nxorën prioritetet sipas fushave: infrastrukturës, ekonomisë, qeverisjes dhe çështjeve sociale. "Për ne, përbëjnë shqetësim dhe kërkojnë zgjidhje: përkrahje për buxhetin lokal, marrja e mendimit të qytetarëve për hartimin e ligjeve, ulja e akcizës për naftën, zbatimi i ligjit për rritjen e investimeve, investimet në rrugë dhe ujin e pijshëm, rritja e pensioneve, ndihma sociale", thuhet në përfundime

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›