Pranga 35-vjeçarit, vuri tritolin te karburanti
20/05/2005 Policia ka arrestuar në flagrancë Ilir Petovën, motivi konkurrenca
LUSHNJE – Prangoset autori i vënies së sasisë së tritolit në karburantin e shtetasit Baki Taullau, në qytetin e Lushnjës.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lushnjës mësohet se pak para mesnatës së të mërkurës është arrestuar në flagrancë shtetasi Ilir Petova, 35 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Savër” të Lushnjës. Ngjarja ku u arrestuar Petova dyshohet se ka ndohur për motive konkurrence.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, prangosja e të dyshuarit si autor i vënies së sasisë së tritolit ka ardhur pas provave të gjetura në vendin e ngjarjes, si dhe nga disa informacione të marra në rrugë operative. Sipas të njëjtave burime mësohet se Ilir Petova, natën e së mërkurës, pak pas ngjarjes, ka lëvizur me në autoveturë tip “Volsvagen”, i cili ka patur targat e mbuluara me baltë dhe nuk ka ndaluar makinën me thirrjen e policisë që ishte në patrullim për ngjarjen e ndodhur. Pas identifikimit të tij, blutë kanë bërë një kontroll banese, ku kanë gjetur jo pak armatime.
Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale të Lushnjës mësohet se gjatë kontrollit për kapjen e 35-vjeçarit janë gjetur në banesën e tij 170 copë fishekë model 56, një granatë dore si dhe 8 copë fishekë në xhupin e tij, të hedhur rreth 300 metra larg me shtëpinë.
Ngjarja, për të cilën është arrestuar në flagrancë Ilir Petova, ka ndodhur rreth orës 02 të së mërkurës, në lagjen “Loni Dhamo” në ndërtesën e cila është në ndërtim e sipër, me pronar shtetasin Baki Taullau. Ky është dhe pronar i një pike të madhe karburanti në zonë dhe ngjarja që në fillim u dyshua se mund të kishte patur ose ndodnjë motiv konkurrence, ose ndonjë problem personal të pronarit të pikës së karburantit.
Tritoli në ndërtesën e papërfunduar të Taullaut ishte vendosur e ndarë në dy pjesë, ku njëra ka shpërthyer në katin e tretë të ndërtesës, duke shkaktuar dëme të papërfillshme, ndërsa pjesa tjetër e lëndës plasëse, fatmirësisht, nuk ka shpërhyer fare. Materialet rreth kësaj çështjeje dje i kanë kaluar Prokurorisë së të Lushnjës për ndjekje të mëtejshme.