Memushi: Do të liberalizoj licensat për shkolla e kurse

20/05/2005 “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”, 50 subjekte deklarojnë se përse punojnë
“Qeveria shqiptare synon të licensojë në të ardhmen e afërt një numër gjithnjë e më të madh shkollash profesionale dhe qendrash kualifikuese në të gjithë vendin”, tha dje ministri Memushi në çeljen e projektit gjerman “Arsimimi i të Rriturve në Shqipëri” (PARSH). Dje, në Tiranë u hap edicioni i 4-ët i Panairit “Java e të Mësuarit gjatë të gjithë jetës”. Mbi 50 subjekte të ndryshme, që ofrojnë kurse në fushën e arsimit dhe trajnimit, vlerësuan me këtë rast rritjen e interesit të publikut në Shqipëri për format e reja të kualifikimit profesional dhe të zhvillimit kulturor. Në Shqipëri janë rreth 125 shkolla dhe kopshte jopublike, ndërkohë që janë hapur dhe qindra kurse private, me dhe pa licensë.
Mundësi për të pakualifikuarit
Të pranishmit, ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Luan Memushi, apo ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Engjëll Bejtaj, vlerësuan ndihmën e donatorëve të huaj, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Austria në konsolidimin e sektorit të kualifikimit profesional në Shqipëri. Përfaqësuesit e këtyre ambasadave thanë në ceremoninë e hapjes, se ata kishin gjetur jo vetëm bashkëpunimin e institucioneve, por edhe një publik, kryesisht rinor, të etur për të shfrytëzuar mundësitë e reja të kualifikimit. Gjithashtu, Memushi përmendi programin e ri të Ministrisë së tij “Shansi i Dytë”, i cili do t’u ofrojë mundësinë të gjithë personave të pakualifikuar, të cilët nuk arritën në moshën e duhur të shkollohen siç duhet, që të ndërtojnë një dije apo përvojë profesionale edhe në një moshë më të avancuar.
Drejt tregut të punës
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Engjëll Bejtaj, tha në përshëndetjen e tij se, “një zhvillim i qëndrueshëm në Shqipëri mund të ngrihet vetëm mbi një treg modern pune dhe, kualifikimi profesional është rruga e vetme për t’ia arritur këtij synimi”. Ministri nënvizoi punën e mirë të një grupi të madh operatorësh, që kanë pasuruar ofertën e tregut me risi, sidomos për zbutjen e problemeve gjinore apo në rritjen e shkallës së punësimit të të rinjve.
Panairi
Panairi “Java e të mësuarit gjatë të gjithë jetës” do të zgjasë nga data 19-21 maj. I hapur për publikun, panairi do të ofrojë shumë surpriza, ku spikasin llotaritë e përditshme për kurse trajnimi dhe kualifikimi, dramatizimet teatrale me fëmijë që mësojnë gjuhë të huaja, apo prezantimet e dedikuara të teknologjive më të fundit.
Këshilli i Evropës, i cili organizon sivjet “Vitin evropian për qytetari përmes arsimit”, do të shfaqë në stendat e tij një video reportazh tejet informativ mbi përmasat evropiane të praktikës së të mësuarit gjatë të gjithë jetës.
Të mësuarit gjatë gjithë jetës
Veprimtaria synon të promovojë më mirë në Shqipëri çështje dhe tematika të lidhura me të mësuarit, në mënyrë të vazhdueshme, si një rrugë që përmirëson cilësinë e “ofertës” në tregun e punës, por njëkohshëm edhe rrit kërkesën për kualifikim arsimor. Po ashtu, kjo veprimtari synon të nxisë strukturat vendimmarrëse për të
mbështetur më mirë këtë proces kualifikues, që konsiderohet jetik për një zhvillim të qëndrueshëm shoqëror.
Jochen Blanken, koordinator i Projektit thotë se, “Të mësuarit gjatë gjithë jetës, në kuptimin e tij më të gjerë, duhet parë si një mjet i fuqishëm për të kuptuar dhe përballuar sfidat e së ardhmes”.
Një himn për jetimët
Një himn për jetimët dhe një videoklip i realizuar me Institutin e Integrimit të Jetimëve dhe mesazhe në ndihmë të kësaj kategorie fëmijësh, që nesër do të dëshironin të bëheshi prindër, por si?, me se?.
Jetimët dje festuan dhe apeluan me anë të himnit të tyre të ri. “Çdo qeveri që vjen në pushtet duhet të mendojë për këta fëmijë pa familje, për sigurimin e kushteve elementare të jetesës për këta fëmijë”, thotë Ilir Çumani, drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve. Sipas tij, jetimët nuk duhet të përdoren më për shou, por të shikohen me përparësi kërkesat e tyre jetike, për strehim, shkollim dhe punë.
Programi përfshin:
SOS, fshatrat e fëmijëve, Shqipëri
Kurse dhe lojëra kompjuterike, ushtrime online.
Qendra WISDOM
Pjesë teatrale në gjuhën angleze.
IRISOFT
Demonstrime në programe të ndryshme kompjuterike.
Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Eurolingua
Minishfaqje me elemente artistike nga nxënësit e shkollës.
Qendra ISSETTI
Përdorimi i metodave elektronike (e-learning) për mësimin e gjuhës angleze.
Fondacioni Shoqëria
Prezantimi i qendrës.
Kryqi i Kuq Shqiptar
Demonstrime të dhënies së ndihmës së parë.
Çdo ditë në orën 19.00 tërhiqet llotaria.
Apel
Drejtuar të gjitha institucioneve të larta të shtetit dhe politikanëve të vendit
Unë që po ju shkruaj jam Merisa Gjoka, nga fshati Manëz i rrethit të Durrësit.
Duke u nisur nga kapacitetet që unë zotëroj, Ministria e Arsimit më cilësoi si fëmijë gjeni me veçori logjike që e kapërcejnë moshën time si dhe me krenarinë e genit shqiptar. Rasti im është i papërsëritshëm dhe unikal në historinë e arsimit të vendit tonë. Këtë e vërteton më së miri fakti se një fëmijë pa mbushur ende 4 vjeç, të shkruaj e të lexojë rrjedhshëm gjuhën amëtare, përveç njohurive të tjera që ajo zotëron. Si i tillë, rasti im befasoi tërë opinionin publik vendas.
Zotërinj qeveritarë dhe politikanë të vendit tim, ju keni në dorë fatet e këtij vendi. Ju patët fatin dhe nderin të zbulonit dhe të konstatonit një fëmijë gjeni të vendit tuaj, që natyra na e fal rrallë. A nuk është paradoks që një fëmijë i tillë, siç jam unë, të mos ketë as kushtet minimale për jetesë dhe për studim, gjë për të cilën unë kam shumë nevojw. Ishte fati i keq imi, që linda në një fshat të largët dhe në një familje të varfër. Ju e dini shumë mirë se sa interes tregojnë shtetet e zhvilluara për fenomene të tilla dhe sa investojnë për t’i trajtuar dhe për t’i përgatirur për të ardhmen e vendit të tyre.
Edhe një herë po ju drejtohem të gjithë juve që keni në dorë të ardhmen e këtij vendi dhe të ardhmen e shkollimit tim, që mua të mos më lini në harresë, por të më ndihmoni dhe të më trajtoni ashtu siç unë e meritoj. Ju në këtë rast nuk keni ndihmuar thjeshtë një fëmijë, por keni ndihmuar të ardhmen e sigurt të Shqipërisë dhe, njëkohësisht keni ndihmuar të ardhmen e sigurt të Shqipërisë dhe njëkohësisht keni nderuar kombin dhe vlerat e tij.
Vogëlushja "gjeni": Më shkolloni jashtë
Merisa, vajza 4 vjeç e gjysmë, e quajtur gjeni gati para një viti më parë nga ministri i Arsimit, Luan Memushi, kërkon që të vazhdojë shkollën në një kolegj të huaj. Ajo i ka dërguar pesë muaj më parë një letër Presidentit Alfred Moisiu dhe Kryeministrit Fatos Nano, por nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre. Ajo kërkon që shteti t'i japë mundësi që të shkollohet jashtë shtetit. Nga Presidenti Moisiu, prindërit e Merisës kanë marrë përgjigjen se këtë kërkesë ia ka deleguar për të gjetur zgjidhje ministrit Memushi, prej të cilit nuk ka ende asnjë reagim. Ndërsa Kryeministri Nano nuk ka kthyer asnjë përgjigje. E vetmja përgjigje ka qenë ajo e ministrit Memushi disa muaj më parë, i cili e quajti publikisht fëmija-gjeni dhe i fali një shumë simbolike 1000 euro, një enciklopedi dhe një libër të tij. Por, prindërit e Merisës do të donin një ndihmë më të qenësishme se kaq, shkollim jashtë shtetit. “Edhe një herë po ju drejtohem të gjithë juve që keni në dorë të ardhmen e këtij vendi dhe të ardhmen e shkollimit tim, që mua të mos më lini në harresë, por të më ndihmoni dhe të më trajtoni ashtu siç unë e meritoj. Ju në këtë rast nuk keni ndihmuar thjeshtë një fëmijë, por keni ndihmuar të ardhmen e sigurt të Shqipërisë dhe njëkohësisht keni ndihmuar të ardhmen e sigurt të Shqipërisë dhe njëkohëisht keni nderuar kombin dhe vlerat e tij”, shkruan sërish në një letër drejtuar këtyre politikanëve, Merisa Gjoka.
Është duke u firmosur projektligji i ZMQ-së kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje
Projektligj: Ai që të rreh, nuk të do
Referendum për një çështje që është folur kaq shumë, janë bërë dhjetëra studime e sondazhe, tashmë edhe një ligj kundër dhunës në familje, ndaj grave dhe fëmijëve. A do të tregojnë qytetërim shqiptarët të paktën duke firmosur? Zyra për Mbrojtjen e Qytetareve ka publikuar projektligjin kundër dhunës në familje, disa muaj më parë, tashmë ky ligj pret firmën e qytetarëve shqiptarë.
Drejtori i zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se ky ligj do t’i japë fund trajtimit të bashkëshortes, fëmijës, apo çdo familjari tjetër si pronë, send apo plaçkë tregu. Me këto dispozita do të hidhen themelet e perëndimit të kohërave të posesivitetit në marrëdhëniet familjare. Ky është një projekt, i cili ka shfrytëzuar kapacitetet më të mira të shoqërisë civile, njohjen e problemit dhe disa nga legjislacionet më cilësore të rajonit edhe më gjerë, ka thënë Spahiu. Drafti është i hapur për sugjerime dhe për një diskutim të gjerë dhe kjo është hera e parë që në Shqipëri ndodh një përfshirje kaq e madhe e publikut në një inciativë ligjore. Kjo strategji, ka si synim krijimin e një mbështjetjeje dhe konsensusi sa më të gjerë mes aktorëve të shoqërisë civile dhe atyre qeveritare për hartimin e një projekti me standarde të larta dhe sa më të zbatueshëm në kushtet e një shoqërie me një nivel mjaft të lartë të dhunës në familje. Disa muaj më parë, ZMQ mori mbështetjen e dhjetëra organizatave që punojnë në fushën e të drejtave të grave dhe të fëmijës, për të krijuar një Aleancë për promovimin e këtij ligji. Bazuar në disa nga modelet më të mira evropiane dhe botërore, projektligji synon marrjen e masave mbrojtëse për viktimat e dhunës në familje, por edhe krijimin e strukturave shtetërore të posaçme përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Bashkëpunimi mes strukturave të shërbimeve sociale, atyre shëndetësore me organet e policisë dhe gjykatën, do të jenë çelësi për funksionimin e tij. Gjatë këtyre muajve, ZMQ pret firmat e 20.000 qytetarëve për ta çuar ligjin në Kuvend, ndërkohë disa deputetë, të cilët i përkasin forcave të ndryshme të spektrit politik, si të mazhorancës, ashtu edhe të opozitës, kanë treguar gatishmërinë për ta mbështetur gjerësisht dhe për të lobuar për miratimin sa më të shpejtë të këtij ligji.
Referendumi, me 20 mijë firma projektligji hyn në parlament
Për të ndikuar në reduktimin dhe parandalimin e dhunës në familje, Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve dhe Aleanca për Ligjin kanë hartuar një projektligj, i cili do t'i paraqitet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si një Iniciativë Ligjore Qytetare bazuar mbi mundësinë që Kushtetuta i jep 20.000 zgjedhësve të propozojnë projektligje. Formulari që do të firmoset nga qytetarët ka logon: Një Firmë për Ndryshim: Dhe mos harro se: Ai që të do, nuk të rreh!