E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi shtyn miratimin për kontratën koncensionare për kultivimin e ullirit

Seancën e djeshme parlamentare, në kuvend është diskutuar për p/ligjin Për miratimin e kontratës së koncensionit, të formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim), për kultivimin e ullirit, në një sipërfaqe deri 1000 ha, në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë, Kavajë, ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, si autoritet kontraktues dhe AGROTAL-1, sha, Tiranë. Ky p/ligji pritet të miratohet në seancën e ardhshme plenare, pasi gjatë seancës së djeshme mungonte kourumi i nevojshëm në sallë për miratimin e tij. Kontrata parashikon që ullishtja në këtë zonë të ngrihet brenda 7 vjetësh dhe prej saj të prodhohen 10 ton ullinj për hektarë. Procesi për këtë konçesion ka nisur prej 2 vjetësh dhe paralelisht me projektin, u paraqit edhe studimi për 1 mijë hektarë në një zonë afër Kavajës. Ky është konçesioni i parë për ullishte, i cili starton nismën e qeverisë për mbjelljen e 20 milionë rrënjë ullinjve në vendin tonë.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›