E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti shtyu kontratën për koncesionin e kaskadës mbi lumin Devoll

Kuvendi ka diskutuar p/ligjin "Për miratimin e kontratës së koncensionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe AVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropoëer, sh.a, si bashkëkonçensionarë, për projektin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë". Miratimi i këtij p/ligji u shty për në seancën e së hënën për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve në sallë për votimin e tij. Projekti për kontratën e konçesionit për kaskadën e Devollit është konsideruar si më i madhi në Europë në fushën e energjisë elektrike ujore. Ai parashikon ndërtimin e tre hidrocentraleve, përfshirë hidrocentralin e Banjës në kaskadën e lumit Devoll, sipas një sistemi që bazohet në ndërtimin e 60 kilometrave tunel, i cili do të shmangë pasojat e sedimenteve të shumta që sjell ky lum. Kompanitë partnere do të planifikojnë dhe ndërtojnë tre hidrocentrale me rezervuar, prodhim, dhe në kohë piku me kapacitet prej rreth 340 MË dhe një prodhim mesatar prej rreth 1.000 Gëh. Tre hidrocentralet që do të ndërtohen, janë: Lozhan-Grabovë me fuqi 173 MË, Skenderbegas-Driza, me fuqi 138 MË dhe Banjë me fuqi 28 MË. Projekti me një investim prej rreth 1 miliard euro, siguron shfrytëzim afatgjatë të ujërave të lumit Devoll, çka përbën epërsinë më të madhe të tij. Kontrata koncesionare për kaskadën e lumit Devoll u nënshkrua nga qeveria shqiptare dhe kompanitë EVN AG dhe Statkraft AS, më 20 Dhjetor të vitit 2008. Nëpërmjet kontratës, investitorëve të huaj u dha e drejta që të zhvillojnë projektin e hidrocentralit në lumin Devoll në Shqipëri.  

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›