Kuvendi vendos sot për hetimin e Kryeministrit Fatos Nano
15/11/2004 Kryesia e Kuvendit do të diskutojë sot mbi kërkesën e 35 deputetëve të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj Kryeministrit Fatos Nano, i cili është akuzuar nga Nikollë Lesi për përfshirjen në trafik armësh. Sipas nenit 33, të rregullores së Kuvendit, kërkesa e paraqitur nga një e pesta e deputetëve duhet të diskutohet në Kryesinë e parlamentit brenda 5 ditëve. Ngritja e tij është e detyrueshme, përjashtuar rastet kur objekti i kërkuar për komision hetimore nuk ka të bëjë me interesat e shtresës së gjerë të popullsisë. Megjithatë, sot socialistët do të bëjnë më të qartë qëndrimin e tyre për të ngritur apo jo komisionin hetimor. Sipas kërkesës së paraqitur prej deputetit Nikollë Lesi, komisioni hetimor do të përbëhet nga 13 anëtarë, ku opozita do të ketë kryetarin, ndërsa mazhoranca qeverisëse do të kenë shumicën dhe në komision. Kjo është sanksionuar dhe në rregulloren e Kuvendit.
Kërkesa
Në iniciativën e tij, Lesi ka kërkuar provën nëse kaseta, ku rezulton përgjimi ndaj Kryeministrit Nano, është e vërtetë ose jo. Në zbardhjen e kësaj kasete, Lesi ka akuzuar se Nano është i përfshirë në një trafik armësh. Në këtë arsyetim është theksuar se përfitimet e jashtëligjshme nga shitja e armëve janë një fakt që i përket të gjithë shqiptarëve. Ndërsa, në këtë frymë është kërkuar që i njëjti komision hetimor të shqyrtojë dhe incidentin me makinë në Shkallnuer, të Durrësit, ku ka gjetur vdekjen një qytetar. Në deklarata të ndryshme është theksuar se me makinën, me të cilën ndodhi aksidenti, udhëtonte Kryeministri Fatos Nano. Por, për këtë çështje, socialistët kanë deklaruar se është kompetencë e organeve hetuese dhe jo e parlamentit. Gjithsesi, do të jetë mbledhja e Byrosë që do të vendosë nëse komisioni do të ngrihet apo jo. Sipas rregullores së parlamentit, shumica në Kuvend nuk ka të drejtë që të hedhë poshtë kërkesën për komisionin hetimor, por ka të drejtë që të zgjerojë objektin e hetimit. Megjithatë, debati do të përqëndrohet nëse kërkesa e Lesit është apo jo në kompetencë të hetimit nga një komision i posaçëm parlamentar.
Akuza
Në seancën parlamentare të ditës së hënë, më 8 nëntor, Lesi ka zbradhur një dokument, sipas të cilit Nano dhe Abdiu kanë bërë një marrëveshje për trafik armësh. Madje, për këtë qëllim, është kërkuar dhe ndryshimin i ligjit të asaj kohe, që sanksiononte ndëshkimin për trafikun e armëve. Dokumenti i zbardhur nga një përgjim i vitit 1997, është hedhur poshtë nga Kryeministria, ndërsa është kërkuar nisja e hetimeve prej Prokurorisë.
Grupi i PS iniciativë për kreun e PD
Socialistët pritet të diskutojnë sot në mbledhjen e Grupit parlamentar mbi një iniciativë për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj Sali Berishës. Burimet kanë bërë të ditur se objekti i kërkesës do të jetë dhënia e nënshtetësive shqiptare nga vitit 1992 deri në vitin 1997, gjatë periudhës kur President i Republikës ishte Sali Berisha. Sipas socialistëve, në këtë kohë i është dhënë nënshtetësia personave të dyshuar. Iniciativa është përmendur në forumet e socialistëve një muaj më parë, por nuk është konkretizuar asnjëherë. Duket se me zhvillimet e fundit, ku opozita ka kërkuar komision hetimor ndaj Fatos Nanos, socialistët kanë nisur presionin e tyre. Në lidhje me këtë çështje, Berisha, në një prononcim të dhënë disa javë më parë, tha se është i hapur për çdo komision hetimor. Ai sqaroi se gjatë drejtimit të presidencës ka zbatuar vetëm ligjin, ndaj dhe është i hapur për hetimin parlamentar. Duket se do të jetë Grupi parlamentar që do të vendosë për hetimin ose jo të ish-presidentit.