E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toska fton Çekun te kontrolloje tenderat

13/11/2004  Ministria Rendit Publik ka bërë kursime në tendera, ka verifikuar procedurat, do të kontrollojë aktivitetin, fton Kontrollin e Shtetit të shohë nëse ka shkelje dhe shpreh gatishmëri të përballet me Prokurorinë. Ministria e Rendit Publik, nëpërmjet strukturave të saj përkatëse, ka ndjekur me përgjegjësi procesin e prokurimit të fondeve buxhetore të përqendruara në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, në mënyrë të veçantë gjatë periudhës qershor–gusht, e cila ka qenë më e ngarkuar përsa i përket tenderave të zhvilluar. Ndërkohë, ministri i Rendit Publik do t’i kërkojë Kontrollit të Lartë të Shtetit të ushtrojë kompetencat e tij ligjore për të kontrolluar gjithë veprimtarinë. Me porosi të Toskës, në komisionin e prokurimit në qendër, kanë marrë pjesë dhe janë angazhuar edhe specialistë të tjerë të Sektorëve përkatës në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar në këtë mënyrë numrin e pjesëmarrësve në komisione dhe duke rritur përgjegjësinë në vlerësimin e ofertave.

Kursimi

Janë organizuar takime të vazhdueshme mbi ecurinë e prokurimeve të fondeve buxhetore dhe mbi rregullshmërinë e zhvillimit të procedurave të prokurimit, si dhe janë marrë masa administrative për të gjitha rastet e konstatimit të shkeljes së këtyre procedurave.

Si rezultat i masave të marra dhe krijimit të hapësirave ligjore për një pjesëmarrje sa më të gjerë në tendera, nga fondet e parashikuara për prokurim në zërin “Mallra e shërbime” është kursyer një fond prej 104 milionë lekë, kurse në zërin “Investime” janë kursyer 31 milionë lekë. Në total kursimi nga fondet buxhetore të prokuruara arrin në 135 milionë lekë. Krahasuar me vitet e mëparshme është hera e parë që rezulton një kursim fondi në këtë nivel.

Kontrolli

Në vijim të masave të marra për kontrollin e vazhdueshëm të aktivitetit ekonomik, ministri i Rendit Publik ka urdhëruar ngritjen e një grupi kontrolli të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i dikasterit. Ndërkohë, numri një i Rendit do t’i kërkojë Kontrollit të Lartë të Shtetit të ushtrojë kompetencat e tij ligjore për të kontrolluar gjithë veprimtarinë. Ministria e Rendit rikonfirmon pozicionin e saj transparent në procesin e përdorimit të fondeve publike dhe fton të personat apo subjektet e interesuara, si dhe të gjitha organet e masmedias, që t’i drejtohen Prokurorisë, nëse disponojnë informacione apo të dhëna për abuzime me fondet publike në këtë institucion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›