Nis fushata e zgjedhjeve në PD
15/11/2004 Zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD-së në Tiranë, kanë sjellë elektrizimin e anëtarësisë së kësaj partie. Burimet kanë bërë të ditur se do të jenë Sokol Olldashi, Spartak Ngjela, Bamir Topi, Besnik Mustafai dhe Aleksandër Biberaj, kandidatët më të mundshëm. Gjithashtu mësohet se nga degët e partisë më të madhë në opozitë janë paraqitur dhe disa emra të tjerë. Përzgjedhja e kandidatëve do të kalojë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, që do t'i hapë rrugën Konferencës së degës për Tiranën. Nga kjo fushatë është përjashtuar kryetari aktual i Tiranës, Vili Minarolli. Kjo sepse ai i ka konsumuar të dy mandatet që lejohen nga statuti i kësaj partie. Gjithsesi, pritet që deri në fund të muajit nëntor, strukturat përkatëse t'i paraqesin degës së PD-së emrat për konkurrim. Vetëm pasi të jenë analizuar të gjithë formularët do të deklarohet mbledhja e konferencës, ku dhe do të votohen emrat e propozuar.
Gara
Gjatë konferencës për shtypin, Aleksandër Biberaj tha se do të pranojë kandidimin në rast se do të ketë mbështetjen nga baza e partisë. Ndërkohë që, Spartak Ngjela do të jetë një nga kandidaturat më potente, për vetë faktin se kandidoi dhe për postin e kryetarit të Bashkisë. Gara pritet të jetë dhe më e vështirë, për vetë faktin se kandidatura e nënkryetarit të partisë, Bamir Topi, cilësohet tepër potente dhe me mbështetje të madhe në anëtarësinë e PD-së në Tiranë. Po e njëjta situatë është dhe për Sokol Olldashin, i cili mban aktualisht postin e kreut të të rinjve në PD. Në renditjen e kandidaturave më të forta është dhe Besnik Mustafai, i cili ka mbështetje si në arenën ndërkombëtare ashtu dhe në elektoratin e PD-së. Ndaj dhe duke parë emrat e paraqitura, tashmë baza e demokratëve ka nisur një analizë dhe më të ashpër.
Reagimi
Biberaj tha dje se ende nuk janë zyrtarizuar emrat, duke qenë se në sesionet e degët në Tiranë nuk janë mbledhur procesverbalet me emrat e kandidatëve. Në disa nëndegë janë propozuar disa emra, por që nuk janë përfundimtar, pasi pritet që deri në fillim të muajit dhjetor propozimet për kryetar dege do të paraqiten në të gjitha sesionet. Kryetari aktual Vili Minaroli nuk do të kandidojë më, pasi ka plotësuar dy mandate radhazi. Statuti i PD-së nuk lejon që një kryetar dege të ketë më shumë se dy mandate. Biberaj dje ka ngritur shqetësimin e demokratëve në lidhje me kërkesat e pedagogëve të Universitetit Politeknik. Në emër të PD-së, ai i ka cilësuar kërkesat për rritjen e pagave reale dhe të drejta.