E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi voton marrëveshjen me Gjykatën e Hagës

 

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar dje me shumicë votash marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës. Sipas kësaj marrëveshjeje edhe të burgosurit serbë, të dënuar nga Gjykata e Hagës, mund ta vuajnë dënimin në Shqipëri. Ky projektligj u kalua me 81 vota pro dhe 1 abstenim. Deputeti i LSI-së, Pëllumb Xhufi ishte i vetmi që abstenoi me votën e tij. Marrëveshjen me Gjykatën e Hagës u nënshkrua në 19 shtator të këtij viti nga ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Roland Bimo dhe nga sekretari i Gjykatës së Hagës. Sipas marrëveshjes, Shqipëria gëzon të gjitha të drejtat për të kërkuar që të burgosurit serbë, të dënuar nga Haga për krime lufte në ish-Jugosllavi, të vuajnë dënimin në burgjet e saj. Shqipëria u bashkohet kështu 16 vendeve evropiane, që e kanë nënshkruar këtë dokument. Në seancë u votuan gjithashtu dhe projektligjet "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Islandës, për lehtësimin e lëshimit të vizave", si dhe "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Islandës, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›