E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi i FSHF-së: Mavraj gënjen

 

Mërgim Mavraj ka refuzuar përfundimisht ftesën e FSHF-së për të luajtur me Shqipërinë në të ardhmen. Lojtari ka thënë se vendimin e ka marrë nxitimthi, pasi zyrtarë të Federatës i kanë kërkuar një përgjigje të menjëhershme të martën në mbrëmje, ndonëse lojtari u kishte shpjeguar se fillimisht donte të fliste me teknikun Ari Han dhe më pas të jepte një përgjigje përfundimtare. "Ata nuk më dëgjuan dhe nuk më lanë kohë të mendohesha, pasi më kërkuan një përgjigje të shpejtë, ndaj edhe unë vendosa përfundimisht që të mos luaj me Shqipërinë", ka thënë dy ditë më parë Mavraj. Federata mohon t'i ketë bërë presion futbollistit Mavraj për zgjedhjen që duhet të bënte ai. Përgjegjësi i sektorit të ekipeve kombëtare në FSHF, Ermal Kuka tha: "Ajo çka thotë Mavraj është tërësisht e pavërtetë, pasi askush nuk ka ushtruar presion mbi lojtarin. Megjithatë, për këtë çështje ka shprehur dëshirën që të flasë vetë trajneri Han, i cili ka premtuar se kur të vijë të dielën do të sqarojë problemin e Mavrajt".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›