E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes këngëtari legjendar rus Magomaev

 

U nda nga jeta këngëtari i njohur rus i muzikës pop dhe operistike, Muslim Magomaev. Sipas agjencive të lajmeve ruse, baritoni 66-vjeçar vdiq në Moskë pas një sëmundjeje të gjatë. I lindur në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, në 1942, Magomaev këndoi më shumë se 600 romanca ruse dhe napolitane, arie klasike, këngë pop dhe kompozoi 20 këngë e kolona zanore filmash. Magomaev e filloi karrierën e tij me një eksperiencë të shkurtër në teatrin "La Scala" të Italisë më 1963 dhe më pas fiton një sukses të madhe në teatrin "Olympia" të Parisit. E braktisi operën për një repertor më shumë pop, duke u kthyer në një legjendë në Bashkimin Sovjetik, për gjeneratën e vitit 1960. Pasi mori titullin "Artist i Popullit" më 1973, Magomaev themeloi orkestrën simfonike të shtetit të Azerbajxhanit, të cilën e drejtoi nga viti 1975-1989. Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev dhe Kryeministri, Vladimir Putin i dërguan ngushëllime bashkëshortes së tij, këngëtares operistike, Tamara Sinyavskaya, ndërkohë që ministrja e Kulturës ruse e krahasoi Magomaev me Frenk Sinatrën dhe Yves Montand.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›