E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi voton sot për shfuqizimin e ligjit të skafeve

Në seancën e sotme parlamentare do të votohet edhe projektligji për "Për shfuqizimin e ligjit nr.9509, datë 3.4.2006, "Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë". Ky projektligj është pika e pestë e rendit të ditës. Prej disa ditësh, kryetari i PAD-së, Neritan Ceka, ka kërkuar që Parlamenti të votojë në Kuvend për shfuqizimin e këtij ligji, pasi afati i tij tashmë ka mbaruar. Ky ligj u miratua tre vjet më parë nga Kuvendi, pas propozimit të Kryeministrit Berisha. Shkaku i propozimit ishte parandalimi i trafikut klandestin nëpërmjet detit, një trafik i cili ishte bërë mjaft problem për vendet fqinje, duke shtuar çdo ditë e më shumë deklaratat nëpërmjet mediave se Shqipëria ishte një vend nga ku trafiku ishte në shkallën më të lartë. Për të parandaluar këtë trafik, qeveria shqiptare u detyrua të hartojë një ligj të tillë, i cili për hir të së vërtetës pati mjaft efekt, pasi uli ndjeshëm trafikun klandestin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›