E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe e nis pa frikë: zbulon formacionin



“Ujkani; Dallku, Cana, Curri, Beqiri; Agolli, Bulku, Duro; Skela; Bogdani, Salihi”. Ky do të jetë formacioni zyrtar që do zbeësë nga minuta e parë kundër Danimarkës, në ndeshjen e parafundit eliminatore të Kampionatit Botëror dhe të fundit para publikut tonë në “Qemal Stafa”. Trajneri Josip Kuzhe, ndryshe nga herë e tjera kur ka qenë i rezervuar për të bërë publik formacionin, duke gjetur si justifikim “zhvillimin edhe të seancës së fundit stërvitore”, u tregua i drejtpërdrejtë, duke shfaqur një shenjë besimi te të zgjedhurit e tij. Kroati do të rreshtojë Shqipërinë në modulin 4-3-1-2, me synimin hedhjen në fushë të një formacioni ofensiv me dy sulmues të pastër, i njëjtë me atë që përdori në ndeshjen miqësore kundër Qipros, në të cilën Kombëtarja shënoi numrin më të madh të golave në një ndeshje ndërkombëtare.

PORTA
Katërkëndëshi iu besua sërish portierit 21-vjeçar Samir Ujkani, nisur edhe nga performanca e mirë e gardianit që militon me Novara në Ligën Pro italiane, duke pasur si alternativë, Isli Hidin e Krivbasit në Ukrainë.

MBROJTJA
Dyshen qendrore të repartit difensiv, që besohet se dhe do të ketë shumë punë kundër danezëve, do të përbëjnë Lorik Cana dhe Debatik Curri, që do të mbështeten nga krahët nga Armend Dallku (i djathtë) dhe Elvin Beqiri (i majtë).

MESFUSHA
Ervin Bulku do të luajë në prapavijën shkatërruese të mesfushës për të bllokuar “frymëmarrjen” e mesfushës të Morten Olsenit. Ansi Agolli do të luajë në rolin e anësorit të majtë. Klodian Duro do të jetë në të djathtë e Ervin Skela pas dy sulmuesve.

SULMI
Ashtu edhe siç pritej, maja e sulmit tonë do të formohet nga dy prej sulmuesve më në formë të momentit dhe më me shumë minuta në këmbët e tyre: Erjon Bogdani e Hamdi Salihi. Në dispozicion të Kuzhes janë edhe Edmond Kapllani e Besart Berisha.

FORMACIONI
4-4-1-2
Porta: Ujkani
Mbrojtja: Dallku, Cana, Curri, Beqiri
Mesfusha: Agolli, Bulku, Duro, Skela
Sulmi: Bogdani, Salihi

Të mërkurën
18:00 Maltë (1*)-Suedi (12)
20:30 Shqipëri(6)-Danimarkë (17)
20:45 Hungari(13)-Portugali (10)
* Pikët për çdo ekip

ELIMINATORET E
KAMPIONATIT BOTËROR 2010
GRUPI 1, ZONA EUROPIANE

NDESHJET E SHQIPËRISË

Shqipëri-Suedi 0-0
Shqipëri-Maltë 3-0
Hungari-Shqipëri 2-0
Portugali-Shqipëri 0-0
Maltë-Shqipëri 0-0
Shqipëri-Hungari 0-1
Danimarkë-Shqipëri 3-0
Shqipëri-Portugali 1-2
Shqipëri-Danimarkë 09.09
Suedi-Shqipëri 14.10

RENDITJA
Ekipi N P
Danimarka 7 17
Hungaria 7 13
Suedia 7 12
Portugalia 7 10
Shqipëria 8 6
Malta 8 1

NDESHJET ME DANIMARKËN

29.06.1963
Tr.: Loro Boriçi
Danimarkë-Shqipëri 4-0
(El. Kamp.Europian)

30.10.1963
Tr.: Zyber Konçi
Shqipëri-Danimarkë 1-0
(El. Kamp.Europian)

02.06.1993
Tr.: Bejkush Birçe
Danimarkë-Shqipëri 4-0
(El. Kupa e Botës)

08.09.1993
Tr.: Bejkush Birçe
Shqipëri-Danimarkë 0-1
(El. Kupa e Botës)

09.10.2004
Tr.: Hans P.Brigel
Shqipëri-Danimarkë 0-2
(El. Kupa e Botës)

08.06.2005
Tr.: Hans P.Brigel
Danimarkë-Shqipëri 3-1
(El. Kupa e Botës)

01.04.2008
Tr.: Ari Han
Danimarkë-Shqipëri 3-0
(El. Kupa e Botës)

Bilanci: 7 takime; 1 fitore, 0 barazime, 6 humbje

9 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›