E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe ndjek kuqezinjtë e Tiranës



Në ndeshjen midis Tiranës dhe Gramozit, i pranishëm në shkallët e stadiumit ka qenë edhe trajneri i Kombëtares sonë kuqezi, Josip Kuzhe. Kroati ka qëndruar gjatë gjithë 90 minutave të ndeshjes. Megjithatë duket se loja nuk e ka lënë të kënaqur kroatin, për shkak edhe të ritmit jo të lartë të saj. Kuzhe ka ndjekur ndërkaq edhe lojën e dy lojtarëve të përfaqësueses, mbrojtësit Lila dhe Muzakës. Tekniku i kuqezinjve do të largohet nga Shqipëria për dy javë, për t’u kthyer sërish në finalen e Kupës së Shqipërisë më 9 maj dhe më pas për grumbullimin e Kombëtares nga data 18 maj deri më 2 qershor kur do të luhet ndeshja miqësore me Andorën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›