Çelsi shkatërron 7-0 Stok dhe rimerr kreun e Premier
çelsi ka shkatërruar me rezultatin 7-0 Stok Sitin në sfidën e djeshme. Për ekipin e drejtuar nga Ançeloti ka qenë një ndeshje e vlerësuar maksimalisht, ku lojtarët kanë treguar një formë të shkëlqyer. Salomon Kalu hapi tiparin e goleadës në minutën e 24 dhe atë të 31-të. Seria e golave ka vijuar me penalltinë e kthyer në gol në minutën e 44 nga Frenk Lampard. Me rezultatin 3-0 ka përfunduar edhe pjesa e parë e takimit. Një rol të vogël në pësimin e 7 golave, të cilët i dhanë çelsit edhe fitoren më të thellë të sezonit, ka luajtur edhe dëmtimi i portierit të Sitit, Tomas Sorensen. Në pjesën e dytë të takimit ekipi i Ançelotit ka shënuar edhe katër gola të tjerë, shënuar nga Kalu në minutën e 68, Lampard në atë të 81, Stjurixh në të 87 dhe Maluda në atë të 89. Numri i shumtë i golave ka një rëndësi mjaft të madhe për çelsin, pasi në rast barazimi me pikë, sipas rregullores titullin e fiton ekipi që ka golavarazh më të madh. Kanë mbetur vetëm 2 ndeshje për t’u luajtur si për blutë, ashtu dhe për Mançester Junajtid. çelsi rimerr kreun e renditjes me 1 pikë dhe kryeson gjithashtu listën e golave me 8 më shumë se Mançester Junajtid. Mësohet se para fillimit të kësaj ndeshjeje, lojtarët janë vizituar edhe nga pronari i klubit, Roman Abramoviç. Në takimet e tjera dje ka fituare dhe Aston Vila, Liverpuli dhe Evertoni.