Kuzhe, një “kumarxhi” drejton Shqipërinë
Presidenit i FSHF-së, Duka: “Ndryshe nga Hani ai do të jetojë në Shqipëri”. Kroati është tekniku i 16-të në historinë e Kombëtares dhe i shtati i huaj
Dash Frashëri- Tridhjetë e pesë ditë nga shkarkimi i holandezit Ari Han, Federata Shqiptare e Futbollit emëroi kroatin Josip Kuzhe (57 vjeç) në detyrën e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare. Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka gjatë një konference të shpejtë për shtyp (gati 4 minuta) në ambientet e qeverisë së futbollit shqiptar.
Kuzhe do të nënshkruajë së shpejti një kontratë 2.5 vjeçare me FSHF-në, në versionin me rinovim: 1 vit + 1.5 vjet. Sipas asaj që deklaroi bosi i futbollit shqiptar, Armand Duka, Kuzhe do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Shqipëri, ndërkohë që ndryshe nga paraardhësit e tij të huaj stafin e tij teknik do ta ketë tërësisht shqiptar.
“Josip Kuzhe do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë. Ky vendim u mor në mbledhjen e komitetit ekzekutiv. Tashmë do të jetë administrate e Federatës Shqiptare të Futbollit ajo që do të kryejë formalitetet e rastit. Brenda javës Kuzhe do të jetë në Tiranë dhe do të nisë menjëherë punën. Këto tri ndeshje nuk është se ndryshojnë pozicionin e Shqipërisë në renditje, megjithatë ne dëshirojmë të shikojmë ndeshje sa më të bukura, pse jo edhe rezultate pozitive”, - theksoi Duka, presidenti më i plotfuqishëm që ka njohur ndonjëherë Federata Shqiptare e Futbollit.
Ish-tekniku i Ruandës do të jetë i 16-ti në historinë e Kombëtares shqiptare dhe i pesti (i huaj) në stolin e Shqipërisë në shtatë vitet e fundit, cikël që nisi me italianin Xhuzepe Dosena, e vazhdoi me gjermanin Hans-Peter Brigel, kroatin Oto Bariç e holandezin Ari Han.
Kuzhe, për të cilin investoi me konsiderata pozitive vetë ish-trajneri i Kombëtares, Oto Bariç, “fitoi” në distancë “garën” me kroatin Ilija Lonçareviç (65 vjeç) e austriakun Peter Pakult (50 vjeç). Që të tre ishin sipas FSHF-së, kanidadatë zyrtarë për stolin e Shqipërisë.
“I kam të gjitha cilësitë e duhura për të drejtuar Shqipërinë, për të përzgjedhur lojtarët dhe bërë një ekip të mirë. Synimi im është që ta përmirësojë sa më shumë këtë ekip. Kam ambicie të mëdha”, - tha Josip Kuzhe (27 vjet eksperiencë si trajner), gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me Dukën.
Ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit do të jetë tekniku i shtatë i huaj që ka drejtuar në Shqipëri dhe i dyti trajner kroat. Kuzhe ka drejtuar për dy muaj përfaqësuesen e Ruandës (tetor 2007-janar 2008), duke e çuar atë në finalen e Sesafa Cup të zhvilluar në Tanzani, në nëntor të vitit 2007.
Presidenti i FSHF-së, Duka qartësoi edhe disa detaje në lidhje me kushtet e kontratës së trajnerit të ri, të cilat në dukje janë më “agresive”, në raport si me Dosenën, Brigelin, Bariçin e Hanin: “Sipas kushteve që i kemi vënë Kuzhe do të qëndroje në Shqipëri gjatë gjithë kohës. Kontrata e tij do të jetë 1+1 vit e gjysmë, pra me opsion zgjatjen e kontratës në bazë të rezultateve që do të arrijë në vitin e parë. Prishjen e kontratës pas një viti mund ta bëjë vetëm FSHF-ja, jo trajneri. Kushti kryesor që i është vënë trajnerit ka të bëjë me përgatitjen e skuadrës për eliminatoret e ardhshme, po rikuptohet duhet të marrë rezultatet maksimale në tri ndeshjet e mbetura”.
Vetë Kuzhe në konferencën e tij gjatë të premtes së kaluar tha: “Gjithë kohës që Oto Bariç ka qëndruar në Shqipëri, kam ndjekur vazhdimisht rezultatet e kombëtares suaj. Bariç më ka folur gjithmonë shumë mirë për futbollin shqiptar. Ishte ai që më shprehu dëshirën që unë të bëhesha trajneri i Shqipërisë, duke më shpjeguar shumë gjëra të tjera. Nëse do të jem trajner i Shqipërisë, vij për dy arsye tepër të forta: së pari, për anën profesionale dhe së dyti, dua të fitoj në drejtimin e Shqipërisë. Dua që të jetoj në Shqipëri, për t’i njohur sa më mirë njerëzit këtu. Dua që të ndihem mirë dhe të punoj për të arritur rezultate, sepse Shqipëria ka shumë talente”.
Tashmë, Kuzhe është zyrtarisht trajneri i Shqipërisë, dhe të gjithë presin të shohin frytet e para të punës së tij, edhe pse Ari Hani i ka “lënë në derë”, ekipet më të forta të grupit: Portugalinë, Danimarkën e Suedinë.
Nofka “Kumarxhiu”
Ish-trajneri kampion i Dinamos së Zagrebit (2006), por me një eksperiencë punë në Gjermani, Australi e Japoni, i vlerësuar si një teknik inteligjent. Kroati njihet për pasionin e tij për paratë, për të cilat braktisi Ruandën. Kuzhe, një adhurues i yllit të Milanit, brazilianit Kaka, njihet me nofkën “Kumarxhiu”, për shkak të pasionit të tij për ruletën.
ZYRTARET
Sfida e parë zyrtare e Kuzhes, i rekomanduar nga vetë “Oto Maximale” do të jetë ajo kundër Portugalisë, më 6 qershor (“Qemal Stafa”), për të vazhduar po në Tiranë me Danimarkën, e për të mbyllur eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010 kundër Suedisë në Stokholm. Kuzhe përveç për tri ndeshjeve të mbetura për eliminatoret e Botërorit 2010 e komplet fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2012.
MIQËSORET
Shqipëria do të luajë tri ndeshje miqësore deri në përfundim të këtij viti. Me Gjeorgjinë, më 10 qershor 2009 në Tiranë, me Qipron, më 12 gusht 2009. FSHF-ja ka fiksuar një testim ndërkombëtar edhe dhe Skocinë (në tetor ose në nëntor të këtij viti, data nuk është zyrtarizuar), duke qenë kështu e treta për këtë vit. Padyshim që këto ndeshje do t’i shërbejnë trajnerit Kuzhe për të njohur më mirë lojtarët e aplikuar skemat e tij.
Ja përse Kuzhe braktisi Ruandën
Kuzhe, i njohur edhe nofkën “kumarxhiu”, për shkak të pasionit të tij të hershëm për ruletin, ka drejtuar vetëm për pak muaj përfaqësuesen e Ruandës (tetor 2007-janar 2008), pavarësisht se federatën e vendit afrikan kishte nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, duke zëvendësuar në detyrë gjermanin Mikael Nees, pasi ky i fundit nuk arriti ta kualifikojë Ruandën në finalet e Kupës së Afrikës 2008. Në turneun e parë me Ruandën (Sesafa Cup të luajtur në dhjetor 2007 në Tanzani), arriti ta shpallë skudrën e tij nënkampione, duke humbur me penallti pas rezultatit 2-2 në kohën shtesë. Kuzhe tha atëherë për radion britanike “BBC”, se ai ndihej krenar për arritjen e tij. “Ne humbëm me penallti, pavarësisht se ne e meritonim të fitonim. Është një arritje e madhe për ne të arrijmë në finale. Tani ne duhet të përgatisim ekipin për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2010”. Gjithsesi, Kuzhe e braktisi Kombëtaren e Ruandës (6 ndeshje; 4 fitore, 1 barazim, 1 humbje) pas vetëm dy muajsh punë, për t’ui drejtuar Japonisë, nga ku mori një ofertë prej 270 mijë eurosh në sezon prej JEF Junaitid. Sipas deklaratave të Kuzhes në gazetën kroate “Jutarni List”, ndarja me Ruandën ishte miqësore, ndërkohë që theksoi se “kaloi dy muaj të shkëlqyer në Ruanda, por nuk mund të refuzonte ofertën surprizuese të Japonisë”. Kuzhe u shkarkua nga drejtimi i skuadrës japoneze pas vetëm katër muajsh punë pas një humbjeje 3-0 kundër Uravës.
35 ditë për të gjetur një trajner
Gara për vendin vakant të lënë nga holandezi Ari Han (15 prill), pas shkarkimit të këtij të fundit për rezultate të dobëta në shtatë ndeshjet eliminatore (7 ndeshje, 6 pikë) ishte e madhe e me kandidatë të shumtë, madje u deshën jo pak, por 35 ditë për të zyrtarizuar Josip Kuzhen, i cili nënshkroi një kontratë 1+1.5 vjet dhe do të përfitojë 300 mijë euro brenda kësaj periudhe.
Presidenti Armand Duka, i cili ka të drejtën ekskluzive të zgjedhjes së trajnerit zhvilloi disa takime si në Shqipëri ashtu dhe në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë. Agjentë të ndryshëm kontaktuan me drejtues të FSHF-së, duke u propozuar në vazhdimësi emra.
Më shumë se 40 trajnerë dërguan CV-të e tyre përmes faksti, mailit apo patën të paktën një kontakt telefonik. Emrat e përmendur nisën me kroatët Luka Bonaçiç, Josip Kuzhe, Ilija Lonçareviç, Branko Ivankoviç, Zllatko Kranjçar.
Gjermanët u përfaqësuan me Evald Linen, Guido Bukvald dhe Klaus Topmëler. “Pista” italiane përfaqësohet nga Nevio Skala, Valter Novelino, Alberto Malezani, Eugenio Fasheti, Franko Barezi Luixhi Simoni, Albertino Bigon, Xhanfranko Beloto, Xhani Delakaza, Serse Kozmi e së fundi Antonio Kabrini.
Slloveni Sreçko Katanec u përmend disa herë si një kandidat i mundshëm. Anglezi Glen Hodëll, rumunët e njohur, Angel Jordanesku dhe Goerge Haxhi ishin së paku “virtualisht” kandidatë. Nga “lista” austriake spikasin emrat e Kurt Jarës, Herbert Prohaskës e Peter Pakultit.
REFUZIMI I BRANKOVIÇIT
Kroati Branko Ivankoviç i konsideruar si kandidati potencial për të drejtuar Kombëtaren shqiptare të Futbollit, refuzoi zyrtarisht ofertën financiare (300 mijë euro) të propozuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. 55-vjeçari ka pranuar se braktisi si stolin e Shqipërisë ashtu dhe të Maqedonisë, pasi ka në dorë një super-ofertë nga klubi arab Al Vasl Sport Klub.
LARGIMI I DOSENËS E HANIT
Vetëm dy nga katër trajnerët e huaj të punësuar në “epokën Duka”, gjermani Hans Peter Brigel (2002-2005) dhe kroati Oto Bariç (2006-2007) kanë mundur ta përfundojnë kontratën e tyre në drejtimin e Kombëtares, ndërsa nga dy të tjerët, italiani Xhuzepe Dosena (korrik-tetor 2007) e holandezi Ari Han (janar 2008-prill 2009), i pari e braktisi Shqipërinë, ndërkohë që i fundit u shkarkua.
Portret i “errët” i borxhliut Kuzhe
Kroati Josip Kuzhe përshkruhet nga gazeta “Nacional”, një ish-pronë e gazetarit Ivo Pukaniç, të vrarë kohët e fundit në një atentat mafioz në Zagreb, si një “kumarxhi” i thekur.
“Kumarxhiu që drejton Dinamon” ishte mbititulli i shkrimit, me titull “Josip Kuzhe, dora e zezë e milionave të humbura”. Nëntitulli ishte po ashtu agresiv: “Nacionali” zbulon sesi trajneri i Dinamos, për shkak të varësisë nga kumari dhe bastet, iu detyrohet qindra njerëzve për shumë milionë euro, të cilat nuk mundet më t’i paguajë”. “Mes borxhdhënësve të tij ishin njerëz që punojnë me kamatë, aktorë, menaxherë futbolli, bashkëpunëtorë të përkohshëm, futbollistë dhe banka, - vazhdon “Nacionali”, - mes tyre ishte i ndjeri Dino Pokrovac, aktorja Ankica Dobriç, futbollisti Nino Bule, tregtari i këpucëve Ivan Lozushiç, menaxheri i futbollit Sinisha Shosho. Në ambientet e kumarit edhe sot përflitet se në një natë të vetme humbi 1.2 milionë euro, aq sa duhej t’i takonin nga transferimi i futbollistit Mirko Hrgoviç tek japonezët e Gambës së Osakës, sot lojtar i Dinamos së Zagrebit”. Pas kësaj akuze, “Nacionali” shkruan se një futbollist i një ekipi amator të Zagrebit, Ivica Brico i klubit Shpansko, e hodhi në gjyq për moskthim të 75 000 eurove. Sipas tij Kuzhe i kishte kthyer vetëm 15 000 dhe do t’i jepte kamatë mujore prej 5 000 eurosh. Kuzhe e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se kurrë nuk ishte marrë me baste dhe se kishte qenë dhe ishte njeri i ndershëm. Sipas “Nacionalit” banka, së cilës Kuzhe duhet t’i ketë ose t’i kishte borxhe (, quhet “Hipo Alpe-Adria (Hypo Alpe Adria) dhe borxhi duhej të arrinte ose të arrijë në 750 000 euro.
20 Maj 2009