E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket biznesmeni, policia dyshon për rrëmbim

Emigranti Genc Habazaj erdhi për pushime pranë familjes dy javë më parë

VLORË - Genc Habazaj, biznesmeni 39-vjeçar nga qyteti i Vlorës rezulton i zhdukur që prej gati katër ditësh. Policia tha se kontakti i fundit që ka pasur me familjarët ka qenë të premten rreth orës 20:00, më pas familjarët nuk e kanë parë më 39-vjeçarin. Sipas të dhënave policore, Habazaj kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur në Vlorë me familjen e tij, pasi jetonte në Itali. Ai drejton një firmë ndërtimi në qytetin Akuila përtej Adriatikut.
Hetimet
Policia e qytetit bregdetar ka nisur kërkimet dhe po heton në pistën e rrëmbimit të biznesmenit. 39-vjeçari kishte dalë nga shtëpia të premten në darkë, por pa marrë me vete dokumentet personale dhe makinën e tij. Genc Habazaj kishte hyrë në Shqipëri më 14 gusht dhe të shtunën e 29 gushtit, së bashku me familjen do të shkonte në Elbasan, për një hatër familjar. Të shtunën, kur familjarët kanë konstatuar se 39-vjeçari nuk po kthehej, kanë denoncuar në polici zhdukjen. Në kuadër të hetimit policia ka bllokuar numrat e llogarive bankare të biznesmenit Genc Habazaj si dhe numrin italian të telefonit personal të tij. Familjarët e biznesmenit të zhdukur në qytetin e Vlorës hedhin dyshime se 39-vjeçari mund të jetë rrëmbyer.
Kërkimi
Biznesmeni Habazaj, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së premte duhej të kthehej dje në Itali, ku drejton një firmë ndërtimi në qytetin e Aquilas. Familjarët tregojnë se ai kishte veshur pantallona treçerekëshe të zeza, këmishë të zezë, dhe një çantë ku mbante disa të hodha. Kur kishte dalë i kishte thënë të ëmës se do takonte një shok. Pas orës 20:00 të së premtes familjarët humbëm çdo kontakt me të. Ata tregojnë itinerarin e lëvizjeve të 39-vjeçarit gjatë së premtes. Sipas dëshmisë së familjarëve ai kishte qenë paraditen e së premtes në Radhimë për të bërë plazh dhe ishte kthyer pasdite rreth orës 17:00 kur dhe është takuar me një shok me të cilin mësohet se ka bërë dhe shkëmbimin e makinës. Ky është dhe takimi i fundit që familjarët kanë mësuar të ketë bërë 39-vjeçari dhe pas telefonatës së orës 20:00 nuk është mësuar më asgjë, ndërsa polici ka marrë në pyetje “shokun” e Gencit. Firma e ndërtimit që Genc Habazaj dispononte në Aquila të Italisë mbante emrin “HG Costrucione”. Fakti që Habazaj kishte dalë nga banesa pa pasaportë, pa patentë dhe pa makinë, gjë që vërteton se ai nuk mund të jetë larguar nga Shqipëria, por hedhin dyshimin se mund të jetë rrëmbyer.

1 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›