Prokuroria e Gjirokastrës çel 11 dosje penale për zjarrvënësit
Prokuroria e Gjirokastrës ka çelur 11 dosje penale për zjarrëvënie të qëllimshme në ngarkim të personave të ndryshëm që dyshohen se janë përgjegjës. Burime nga organi i akuzës kanë konfirmuar se shumica e personave të ndjekur penalisht për zjarrëvënie janë barinj, të cilët akuzohen për zjarrëvënie të qëllimshme në kullota dhe pyje në zonat e Lunxhërisë, Cepos, Odries dhe Picarit."Të gjithë personat e akuzuar ndiqen në gjendje të lirë", thotë burimet nga organi i akuzës. Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet Gjirokastra është përfshirë nga më pak zjarre dhe kjo me sa duket ka të bëjë edhe me rastet e ndjekjeve penale për autorët e zjarrëvënieve të qëllimshme nga barinjtë, të cilët janë më tepër se kushdo tjetër të interesuar, t’u vënë flakën kullotave për mbarështimin e tyre vitin që vjen. Ndërkaq, brenda javës që shkoi, flakët e zjarrit kanë shkrumbuar rreth 56 ha kullota në fshatin Lekël të Tepelenës.Gjithsej këtë vit në Prefekturën e Qarkun e Gjirokastrës, janë djegur rreth 90 ha pyje e kullota, ndërkohë që vitin e kaluar kjo sipërfaqe ishte tre fish më e lartë.
...