E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky shakaxhi i përparimit e krodhi vendin në pesë anarki

Autori i Lajmit: red.
Këtu idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e ketyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t i copëtosh, po jo t i ç qitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.

Botuar më 1923
Në fushën e manovrave të Partisë Popullore na ngjau ca ditë më parë një mjerim. Bajraktari i partisë z. Bedri Pejani ra i plagosur me gjithë flamurin. Trupit heroik të këtij dëshmori i afrohemi me simpati që t i japim dorën ndihmëse, ta ngushëllojmë, t ia shërojmë plagët e ta lëshojmë të bëjë yrysh përsëri, po këtë herë në një tjetër drejtim, kundër Partisë Popullore që kryesonte gjersa u plagos. Do ta përcjellim në këtë yrysh me një variant të një kënge popullore: Popullorja brigje-brigje/Digje, Bedri Peja digje!/(ilaritet, qeshje të zgjatura).
Duke ikur nga Partia Popullore, Bedri Peja (ni) ndreqi një lajthim, e për këtë gjë meriton lëvdata të përzemërta, se bëri një vepër të rrallë për shqiptarët. Këta përgjithërisht kujtojnë se ndreqja e një lajthimi është një turp e një qëndrim pa emër, kjo karakteristikë e racës sonë është një cen fatal. Këtë ceni i detyrojmë vazhdimin e Ahmet Zogut në fuqi.
Na ngjau me Ahmet Zogun siç i ka ngjarë një konti me Nastradinin gjerman Til Ulenshpigel. Ky Nastradin i veriut kish marrë përsipër, me një shpërblim të lartë e të parapaguar, të stoliste me piktura kështjellën e një konti. Këtë punë do ta mbaronte brenda në katër muaj, po me konditën që në këtë periudhë asnjë njeri tjatër nuk do të hynte brenda në kështjellë që t i prishte qetësinë. Katër muajt me radhë Til Ulenshpigeli ndenji në kështjellë ku hante pinte e bënte qejf mbi kurrizin e kontit, pa bërë asgjë. Kur u mbarua afati, ftoi kontin, konteshën e miqtë e tyre të vinin të admironin pikturat dhe dekoret e tij. Që të shpëtojë e të ikë, para se të zbulohet lodra e tij, mestoj këtë strategjemë: Kur hynë konti, kontesha e miqtë e tyre në kështjellë paralajmëroi kështu:
"Ata dhe ato prej jush që janë doçë e doçe nuk do të mundin dot t i shohin pikturat e dekoratat që kam bërë". Kështu hynë brenda në kështjellën dhe cilido përpiqej të lëvdonte pikturat e dekoret nga frika që mos quhej doç. Vetëm një shërbëtore, pasi u përpoq më kot të shoh pikturat e dekoret, thirri: "Ndjestë pastë nëna ime, më ka bërë doçe, se unë nuk shoh asgjë". Po gjersa të guxonin të thoshin edhe të tjerët që nuk shikonin asgjë, Nastradini gjerman kish fluturuar e kish vajtur gjetkë për të dekoruar të tjera kështjella.
Kështu e mori përsipër Ahmet Zogu ta zbukuronte Shqipërinë dhe kështu ia mbushi kokën parlamentit me profkat e tij. Pak kohë pastaj, puna doli fyçkë dhe shakaja u kuptua prej të gjithëve. Po më të shumtit nuk guxonin ta thonin nga frika se mos quheshin "tradhëtorë". Një pakicë pati guximin ta thotë të vërtetën dhe ajo pakicë u shtua dita me ditën, dhe nuk do të jetë larg dita, por kur do t ia këndojnë A. Zogut këngën në këtë formë: Rroftë Ahmet Zogu, rroftë/Shakaxhiu i përparimit, Brez pas brezi u kujtoftë/ si Stërnip i Nastradinit.
(Qeshje të zgjatura dhe duartrokitje nga ana e opozitës. Bërtitje shamate nga ana e deputetëve proqeveritarë).
Kanë të drejtë dhe ata që qeshin dhe ata që zemërohen. Se puna është për të qeshur dhe për të qarë. Po atyre që zemërohen do t u përmend fjalët që i tha Ali Pasha Pukëvilit, konsullit frënk në Janinë. Kafazi i këtij kish rrahur një ditë një njeri të Ali Pashës, i cili pa humbur kohë vuri njerëzit e tij t i heqin një dru të shëndoshë atij kafazi. Kur Pukëvili protestoi me zemërim për rrahjen e kafazit të tij, Ali Pasha iu përgjigj me këto fjalë: "Nuk të shkojnë këto Pukëvil, ai që rreh e rrahin". Dhe unë po ju thom, kush qesh, qeshet. Dhe kur duroni Ahmet Zogun që bën një shaka kolosale dhe groteske mbi kurrizin e Shqipërisë, pse zëmërohi kur ne bëjmë një shaka mbi kurrizin e shakaxhiut? Nemëni leje tani të përshkruaj, me pak fjalë historinë dhe teatrin, ku Ahmet Zogu bëri dhe vazhdon shakanë e tij. Në konfuzion të përgjithshëm dhe i ndihmuar prej lajthimeve fatale të kundërshtarëve të tij, Ahmet Zogu rrëmbeu fuqinë të cilën po e mban në dorë. Kjo s është gjë e zorshme për të bërë, kur të merret ndër sy që në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive.
“Këtu s e njeh qeni të zotin”…
E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme që s kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
E dytë, anarkia sociale: këtu s ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve.
E treta, anarkia morale: këtu qeni s njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita- ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, trathëtori bëhet patriot dhe patrioti trathëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë luftuar për "harfet" e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkretuar anembanë Toskërinë; këtu si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu trathëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.
E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e ketyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t i copëtosh, po jo t i ç qitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.
Një mit për sëmundjen e kolltukofagëve
Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s e lëshoj gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin.
Perëndia, i zemëruar që të na mundojë për mëkatet e stërgjyshërve, na ngarkoi me barrën të vemë urdhër e rregull në mes të këtyre pesë anarkive. Hodhëm një sy mbi problemin e tmerruar që kishim përpara e na u ngjethën mishrat, po s u trembëm e iu përveshëm punës. Qysh mund të hezitonin e të ndruheshin? A ka ideal më të lartë, se sa të nxjerrësh vendin tënd nga shella e errësirës, ta shërosh nga plagët shekullore, ta lirosh nga thonjtë e nga gërshërët e hydrës së anarkive? A ka ideal më bujar se sa të krijosh e të vesh një racë të re, të fortë e të disiplinuar, me fenë e detyrës në zemër, me diellin e lirisë në ballë e me flamurin e sakrificat për të mirën e përgjithshme në dorë? Ja një punë për një komb ndërtonjës, për nation-buldier, ja një punë për një trim legjendar, ja një punë për një gjysmë perëndi. Po këtë punë gjysmë perëndie dhe tiranie e rrëmbeu dhe e mban në thonjët e tij një shakaxhi i trubull,i cili mbi të pesë anarkitë që ekzistonin shtoi dhe dy anarki të tjera: anarkinë shtetërore dhe anarkinë ekonomike dhe financiare. Shakaxhiu vazhdon në fuqi, i ndihmuar prej këtyre anarkive dhe i përkrahur prej shokëve partizanë, të cilët s duan të njohën e të ndreqin lajthimin nistor që bënë kur e vunë në krye të punës. Shakaxhiu, duke parë që shokët mërziten, e ndryshon nga koha në kohë shakanë, e kabineti e partizanët e tij flenë rehat gjersa shohin që shakaja bëhet më e keqe dita me ditën (...)

Curriculumi nolian

Ditëlindja: 6 janar 1882
Vendlindja: Ibrik-Tepe (lokalitet shqiptar në jug të Adranopojës, Turqi)
Arsimimi: Më 1912 u diplomua shkëlqyeshëm në Fakultetin e Historisë, në Universitetin e Harvardit
Gjendja civile: Beqar
Gjuhët e Huaja: Njohës i 13 gjuhëve të huaja
Karriera: Më 6 janar 1907 themeloi shoqatën “Besa-Besë” Në Boston
Më 8 mars 1928, kur ishte 26 vjeç, u dorëzua prift
Më 1909 u takua në Boston me Faik Konicën, ku bëhen shokë të përjetshëm për çështjen kombëtare
Më 28 prill 1912 formoi shoqërinë panshqiptare “Vatra”
Më 1918 shkoi delegat i “Vatrës” në Kongresin e Kombeve të Shtypura që u mbajt në SHBA
Në këto vite ai takohet me presidentin e SHBA-së Willson, për ku bisedimet i përkitnin çështjes së pavarësisë së Shqipërisë
Në vitin 1920 Fan Noli ishte kryetar i delegacionit, kur Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve
Më 1922 ishte ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e Xhaferr Ypit
Më 21 mars 1923 u shugurua peshkop dhe u caktua metropolitan i Durrësit
Më 1923 - 1924 ishte deputet i Prefekturës së Korçës në Parlamentin shqiptar
Më 17 qershor 1924, pas fitores së revolucionit të qershorit u zgjodh kryeministër
Më 1932 u kthye në SHBA dhe mori sërish detyrat e tij si primat i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë
Ka qenë përkthyes i më se 20 veprave letrare ku spikasnin “Jul Qezari” (Boston 1916), “Hamleti” (Bruksel 1926) Rubairat (Bruksel 1927) etj.

Sqarim
Në artikullin e datës. 5.11.2008 me titull “Kufizimet e zonave janë të paqarta”, ku flitet për zonat e çmimeve referencë të caktuara me Udhëzimin e Shkurtit 2008, ka pasaktësi në emrin e burimit të informacionit që nuk është znj. Myzafere Kalladaku. Informacioni është siguruar nga zyrat noteriale. Gjithashtu, situata e hartave të çmimeve ka ndryshuar dhe vështirësia për të caktuar se ku bie në hartën e çmimeve referuese një objekt, nuk ekziston më si vështirësi për noterët.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›