Përdorimi i dhunës fizike dhe psikologjike
Autori i Lajmit: red.
Gjatë kontaktit me të dënuar në këtë institucion u paraqitën disa pretendime për përdorim force në datën 4 tetor 2008, për të cilat Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ka filluar procedimin penal.
Bazuar në vëzhgimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, institucioni ofronte asistencë shëndetësore 24-orëshe. Në institucion funksionon një godinë e veçantë, në ambientet e të cilës ofrohej ndihma shëndetësore, e cila konsistonte në vizita mjekësore si edhe trajtimi më i gjatë. Gjithashtu, aty u konstatua një dhomë vizitash, si edhe një farmaci. Nga vëzhgimi u konstatua që në këto ambiente mungonte punonjësi sanitar, çka sillte probleme në kushtet e higjienës së këtyre ambienteve. Ndonëse ishte plotësuar organika me mjek stomatolog, mungonin totalisht si pajisjet stomatologjike, ashtu edhe medikamentet e këtij shërbimi. Sipas raportit, mësohet se gjatë vëzhgimit u konstatua qëndrimi në godinën e ofrimit të shërbimit mjekësor i Shpëtim Zisos, i cili merrte mjekimin për skizofreni, por ekspertiza mjekoligjore nuk i kishte përcaktuar diagnozën, rekomandohej vetëm mjekimi. Gjithashtu dhe sipas personelit, ky person nuk mund të mbahej për një kohë të gjatë në spital. Për këtë arsye do t ju rekomandonim të transferohet në ambiente të specializuara për trajtime të tilla. Pas problemeve, komiteti sugjeron të shihet mundësia e punësimit të një sanitareje për të siguruar higjienën në godinën ku ofrohet ndihma mjekësore; sigurimin e pajisjeve stomatologjike dhe medikamentet përkatëse për të mundësuar shërbimin përkatës si dhe minimizimin e veprimeve burokratike për ofrimin e shërbimeve mjekësore sidomos kur të dënuarit kërkojnë mjek privat.
Kujdesi psiko–social dhe edukativ
Nga vëzhgimi rezultoi se në IEVP Fushë-Krujë ishin marrë masat e nevojshme për realizimin e kujdesit psiko–social dhe edukativ. Gjatë vëzhgimit u konstatua se të dënuarit dhe të paraburgosurit ishin të pajisur me dosjet psiko-sociale, realizoheshin trajtime psiko-sociale individuale dhe në grup, sipas nevojave dhe ishin programuar dhe ndiqeshin në vazhdimësi aktivitetet sportive nga ky personel dhe në bashkëpunim me sektorin e sigurisë. U kontatua mungesa e ambienteve sportive të përshtatshme (aktivitetet sportive realizoheshin në ambientet e ajrimit) U evidentua funksionimi i shërbimit të bibliotekës, por njëkohësisht u evidentua numri i pamjaftueshëm i librave në bibliotekë si edhe mungesa e informacionit dhe e literaturës juridike.
U konstatua se mungonin kurset e formimit profesional, pavarësisht kurseve të gjuhës angleze që realizoheshin. Sa më sipër do t ju rekomandonim të bashkëpunonit me shtëpi botuese dhe OJF, të cilat do t ju vinin në ndihmë për pasurimin e bibliotekës së institucionit me tituj librash të rinj.
Rekomandime për burgun e Shën Kollit
Të merren masa për uljen e mbipopullimit në regjimin e paraburgimit me qëllim respektimin e të drejtave të të paraburgosurve;
Të plotësoni vendet vakante në organikën e institucionit e të merrni masa konkrete për rinovimin e dyshekëve dhe krevatëve, si dhe sigurimin e çarçafëve dhe batanijeve për të dënuarit dhe të paraburgosurit;
Rritjen e numrit të personelit mjekësor për të siguruar një shërbim shëndetësor efikas;
Punësimi i një psikiatri me kohë të plotë për të siguruar një trajtim të specializuar për personat që paraqesin probleme mendore;
Transferimin në institucione të specializuara të personave që paraqesin probleme mendore; Bashkëpunimin me shtëpi botuese dhe OJF, të cilat do t ju vinin në ndihmë për pasurimin e bibliotekës së institucionit me tituj librash të rinj;
Rishikimi i planeve dhe programeve vjetore për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve kryesisht të mitur, për t i detajuar dhe konkretizuar ato;
Vendosjen e kutive postare për të shmangur çdo veprim abuziv dhe për të respektuar të drejtën e korrespondencës të të dënuarve dhe të paraburgosurve;
Funksionimin e një mekanizmi të kontrollit të kthimit të përgjigjeve për ankesat e të të dënuarve dhe të paraburgosurve brenda afatit ligjor 30- ditor.
Rekomandimet
Të merren masa të menjëhershme për rikonstruksionin e ambienteve të tualeteve dhe të dusheve tek regjimi i femrave në institucionin e paraburgimit si dhe në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Të aplikohen masa alternative në rastet e veprave penale me rrezikshmëri të ulët duke ndikuar kështu në rehabilitimin e të dënuarave si dhe në uljen e numrit të femrave në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Të dënuarat që vuajnë nga sëmundje mendore, duhet të transferohen dhe të trajtohen në ambiente të veçanta nga pjesa tjetër. Qëndrimi i tyre në të njëjtat ambiente shkakton probleme në regjim, gjithashtu nuk mundëson trajtimin e përshtatshëm të tyre, në bazë të nevojave specifike që ato kanë.
Të merren masa për garantimin pa ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
Të sigurohen ambiente të mbuluara që të mundësojnë në çdo kohë ushtrimin e së drejtës për ajrim.
Të mundësohet krijimi i një institucioni të veçantë për femrat, me regjim paraburgimi si dhe regjim të vuajtjes së dënimit me qëllim respektimin sa më mirë të të drejtave të tyre.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2008