LAKMUSI I LUFTES BRENDA SE DJATHTES
Këto ditë kemi parë disa shenja të papritura të luftës brenda llojit në kampin e djathtë, meloditë e kambanave të së cilës të bëjnë të mendosh se rezonancat e saj shtrihen në eterin politik të përtej datës së zgjedhjeve, 28 qershorit. Ndërsa ravijëzimi i fortë kuq e rozë kishte kohë që ishte përvijuar në kampin e majtë, në kampin e djathtë ky përvijim filloi të krijohej pas prishjes së stratagjemës së ‘mbështetjes dhe luajalitetit‘ të Partisë Demokristiane nga ana e PD-së, e sidomos me krijimin e Polit të Lirisë, pol që shfrytëzoi qëndrimet nihiliste, koniunkturale dhe zhvlerësuese të z.Sali Berisha në këto katër vjet ndaj ish të persekutuarve politikë dhe ish-pronarëve.
Në këtë kuptim, ndërsa Rama po bënte lojën e strucit dhe i dukej vetja në ëndërr me Metën, Berisha ndoshta e kishte menduar më të lehtë grumbullimin e grigjës së djathtë në stanin e vet para rrëmbimit të një mandati të dytë. Duke i mëshuar më shumë në këtë shkrim koloritit, sa interesant, aq edhe me stërkala të përgjakura në këto ditë të nxehta në anën e kampit të djathtë (e kam fjalën për vrasjen e Koplikut), do të përpiqemi të bëjmë një udhëtim të shkurtër, së bashku me lexuesin, brenda këtij mozaiku, që nuk pranon ta thyejë në asnjë mënyrë ngjyrën e vet blu.
Masat, në fund të fundit janë marrë që me Kodin Zgjedhor, në rreshtat e të cilit duket qartë se është vulosur fati i keq i partive të vogla (pas hyrjes në NATO nuk mund të pranohet një Parlament ku njëri t‘i bjerë gozhdës dhe tjetri patkoit, pasi duhen marrë vendime homogjene në lidhje me veprimet e saj). Sepse dy të mëdhatë, që lozin me njëra-tjetrën me mirëkuptim për të gijotinuar të voglat e të dy krahëve, nuk e dinë se edhe fati i keq i njërës prej tyre është vulosur me kohë nga vendimmarrësit e mëdhenj perëndimorë dhe qindra burokratët ekzekutues si specialistë të terrenit të OSBE-ODIHR-it; pra fati është në dorë të lojtarëve vetëm 50%, dhe 50% i ka arbitri, çka do të thotë se është në dorë vetëm të arbitrit, pasi diferenca në terren midis PS-së dhe PD-së nuk është më e madhe se 50%.
Në këto rrethana, së fundmi, nuk mund të mos binte në sy dhe dalja në pah si një lojtare sfidante, ndoshta për patosin dhe protagonizmin e saj, edhe pse ndoshta me një konsum të madh publik me matricën e veprimeve të saja, znj. Jozefina Topalli (Çobaj), dalje që tregon disa shenja, të cilat do t‘i analizojmë pak më poshtë. Megjithëse shumëkush mendonte se pas 18 vjetësh, si patriark i lartë i politikës në Shqipëri dhe si një senjor i pjekur, Berisha do ta kishte shuar etjen e pangopur për dopingun e pushtetit që bashkëjeton me politikanin në fazat e para të karrierës, me pak zbutje të egërsisë në konkurrim, kjo fushatë e nxehtë për momentin që jetojmë, po tregon, me sa duket, të kundërtën.
Risia e këtyre ditëve në luftën brenda llojit në kampin e djathtë ka qenë shenja e barazimit që ka vendosur znj.Topalli (Çobaj) midis aleates së saj, Partisë Republikane dhe shemrës së pushtetit të saj, relativisht të vjetër, të bazuar mbi dy shtyllat krahinariste-religjioze (duhet thënë deri diku edhe të persekutuarve), Partisë Demokristiane. Ky paralelizëm në dukje iracional duket se ka ardhur nga disa nevoja personale të znj.Topalli (Çobaj) dhe të z.Berisha. Ky lloj reagimi tregon gjithashtu, që në krye të herës një panik zgjedhor që ka përfshirë kampin blu, titullarët dhe mëtonjësit, për të qenë suksesorë të perandorisë blu, kanë filluar të mendojnë për barkat e shpëtimit e të ndërtojnë skemat për objektivin e dytë, që është edhe më madhor se fitimi i zgjedhjeve - marrja në dorë e frenave të Partisë Demokratike. Po përse do të ishte i interesuar Berisha në ‘goditjen‘ e objektivit të PR-së (konkretisht dyshes ‘mafioze‘ dhe ‘spiune‘ të Mediut dhe Godos) me shigjetën e gjymtë të Topallit (Çobajt)?
Së pari, për t‘i mbajtur të përçarë ‘cjepërit‘ e vathës blu, duke i ndukur me bekimin e tij për t‘u shtyrë me brirë dhe ai më pas të shqyhet gazit nga brinjët kur t‘i shohë ata nga dritarja, edhe më tutje, duke u kacafytur dhe duke i mbledhur të gjithë litarët e tyre në duart e tij.
Së dyti, për të dhënë një imazh si të Pilatit në popull në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, jo se guxon të jetë kundër Mediut për këtë aksident, por vetëm se do t‘i interesonte si një synim elektoral ndaj qytetarëve të zhgënjyer nga kjo ngjarje (kjo i intereson ndoshta edhe Mediut), pa guxuar që ta artikulojë ai vetë një pozicion të tillë ndaj PR-së, pasi ky artikulim do t‘i refuzohej nga qendrat më lart, i pambështetur, dhe më pas, nëse do të fitonte, do të ishte zhgënjyes kur ta thërriste përsëri Mediun në sferat e larta të qeverisjes.
Po interesi i znj.Topalli (Çobaj) ku mund të jetë në goditjen ndaj z.Mediu dhe z.Godo?
Së pari, mund të thuhet se si çdo grua, edhe znj.Topalli (Çobaj), nuk mund të bëjë përjashtim nga dozat realiste dhe të drejtpërdrejta në stilin e saj politik, si dhe nga sensi luftarak marsian e sfidant që manifeston në përgjithësi ky seks i dobët, për të treguar pikërisht të kundërtën e kësaj dobësie, kur ka pak pushtet. Aq më tepër që, duhet pranuar se znj.Topalli (Çobaj) anon vërtet nga gratë e forta. Një aleate politike, si ajo do të ishte e dëshiruar nga çdo mashkull i PD-së, aq më tepër që nga këta të fundit shumica nuk e shohin tablonë bardhezi, pra o me mua, o kundër meje, siç e shikon znj. Topalli (Çobaj), por si një spektër shumëngjyrësh, ku mundësia e zgjedhjeve është e larmishme dhe sipas rastit.
Së dyti, znj. Topalli (Çobaj) mund të jetë e tmerruar nga modeli i frikshëm i trashëgimisë nepotike të pushtetit që ofroi te kampi i djathtë modeli Godo (me bekimin e Berishës), kur në kohën që Mediu ishte në zenith të shqetësimeve për Gërdecin, atij iu ofrua supa e ftohtë dhe e hidhur e znj.Anila Godo, si mëkëmbëse e PR-së pranë qeverisë, në pritje të verdiktit amerikan për z.Mediu. Ky model, mund të ofrojë nga krahu i djathtë në mënyrë simetrike, skemën aq të përfolur (në media) të z.Berisha për ta lënë trashëgiminë e tij politike në dorën e vajzës së vet.
Testimi gjysmak i bërë ndaj një publiku në përgjithësi injorant e të ftohtë me rastin e dy Godove ndoshta e ka trimëruar z.Berisha për zbatimin e kësaj skeme të vet madhore. Por ky plan, nëse do të ishte i vërtetë, do të kishte nevojë për një plan tjetër kalimtar, ku në krye të PD-së do të duhej të vinte vetëm sa për të humbur një palë zgjedhje, një suksesor i parë i z.Berisha dhe më pas ky të jepte dorëheqjen.
Së treti, znj.Topalli (Çobaj), me ambicien e saj për të qenë suksesore e z.Berisha (ajo mendon kështu, pasi është me prejardhje të djathtë, katolike perëndimore, veriore - ku ka fuqinë absolute PD, dhe me aksione të kuotuara lart në tregun blu) e di se ajo mund të sfidohet si një kandidaturë e mbështetur nga qarqet me ndikim religjioz katolik me në krye Vatikanin, nga ana e vendeve të fuqishme me ndikim politik nga sferat hebrejo-protestante, sfera që dominojnë në Uashington, Londër dhe në Europën Veriperëndimore (përjashtuar Austrinë dhe Poloninë). Duke e ditur se nëpërmjet z.Mediu mund të ushtrohet një presion i fortë për zgjedhjen e bërë prej tyre (me gjasa z.Lulëzim Basha) si kandidaturë e mundshme në zëvendësimin e z.Berisha, znj.Topalli (Çobaj) kërkon t‘i dobësojë marrëdhëniet Berisha-Mediu tani në këtë moment krucial për politikën shqiptare në përgjithësi. Kjo hedhje dorashke brenda rreshtave të aktorëve në kampin blu tregon, ashtu si dhe në rastin e moskandidimit të z.Rama, se znj.Topalli (Çobaj) po luan me dy objektiva gjatë fushatës dhe se ajo ka shumë frikë, se ndoshta PD nuk do t‘i fitojë dot zgjedhjet e 28 qershorit dhe pret për kurorëzimin e dytë, edhe më të rëndësishëm. Sepse në rast fitoreje të PD-së, natyrisht që këto llogari shtyhen për më vonë, nga viti 2013.
Pas largimit të z.Topi nga trasheja e PD-së, duket se konfiguracioni i aleancave brenda saj është relativizuar sipas interesave. Znj.Topalli tashmë duket se ka një grup kryesisht ministrash aleatë, por edhe rivalë ndaj këtij mëtimi për të zënë kreun e PD-së. Ndoshta mendimi që do t‘i shkonte në fund znj.Topalli është fakti se kryetari i ri do të zgjidhet me mbështetjen e z.Berisha, me mbështetjen amerikane dhe se emri i saj është zor të jetë në këtë listë (amerikanët nuk e kanë në axhendë kriterin prej 30% të lidereve femra në tregun politik të republikave ballkanike të bananeve) dhe ndoshta ylli i saj është i lidhur me vetë yllin e atij që e ngjiti dhe që duket se do ta marrë me vete kur të rrëzohet, pra me z.Berisha.