René Guénon, ky "përkthyes" i krizës së botës moderne
Gjatë këtyre pesëmbëdhjetë viteve të fundit, në hapësira të ndryshme mediatike, kryesisht, dhe më së shumti, në faqet e revistës "Mehr Licht", kemi shtruar shpeshtazi problemet që lindin nga mungesa e theksuar që vërejmë për sa i përket një sistemi vlerash të mirëfillta në shoqërinë shqiptare të pasdiktaturës. Kohët e fundit, madje, më tepër sesa një shtrim të problemeve në fjalë, jemi përpjekur që t‘i biem kambanës së alarmit, duke qenë më së tepërmi e shqetësuar për atë kategori dukurish që hasim në gjirin e shoqërisë shqiptare, të cilat shfaqen pasojë e pashmangshme e mungesës së një sistemi vlerash, ku do të kujtoja dukurinë e krizës së gjykimit dhe, së fundmi, atë të opinionbërjes dhe të moralit fals.
I kemi mëshuar fort shkatërrimit që ka pësuar sistemi i vlerave në këto tri drejtime, pasi janë pikërisht këto tri drejtime ato që diktojnë më së tepërmi veprimin dhe në sipërmarrjen njerëzore, në mbarëvajtjen "normative" dhe "normale" të jetës së një shoqërie. Në çdo fushë veprimtarie të shoqërisë tonë të pas-diktaturës, sistemi i vlerave ka pushuar së qeni "busulla" drejtimdëftuese, udhë-shënjuese. Sot mund të themi me gojën plot se po jetojmë në një gjendje kaosi të gjithanshëm, pavarësisht dritëzave që përpiqen aty - këtu të ndriçojnë terrin e tij; diafragma që ndan një realitet nga një tjetër, një fushë nga tjetra, një drejtim nga tjetri, ka kohë tashmë që është rrënuar: interesat tregtare shihen si vlera artistike ("bestsellerizmi"), nominalizmi i zbrazët mediatik dhe krejt amatoresk shihet si vlera e njëmendtë e opinionit publik, ndërsa interesat ideologjike dhe manovrat politike brenda dhe jashtë partive shihen si vlera të njëmenda morale, e kështu me radhë.
Dhe ja, në këtë kuadër, vjen në shqip një vepër e pazakontë, një analizë bindëse dhe një kallëzim fshikullues deri në tronditje si Kriza e botës moderne, e René Guénon-së. Do të mundohem që, nëpërmjet një qasjeje personale ndaj autorit dhe veprës së tij, të tërheq vëmendjen e lexuesit shqiptar, të qorrollisur, siç thamë më sipër, kaosit të mungesëvlerave, ndaj këtij libri tani të mirëardhur në gjuhën tonë: për herë të parë, siç më ka ndodhur mjaft shpeshtas, emrin e tij e kam hasur të përmendur nga shkrimtarët e mi të parapëlqyer. Madje, i pari që më zbuloi ekzistencën e René Guénon-së kujtoj se ka qenë André Breton-i, i cili e cilësonte si " Atin e surrealizmit". Porse, ky takim i parë do të kishte mbetur ende në "gjysmerrësirën" e hapësirës leximtare të viteve të diktaturës, ndoshta do të ishte venitur nëpër faqet e librave të "verdhë" jo nga vjetërsia, por nga ideologjia totalitariste, çka ende edhe sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar mirëfilli përse ishte kapur fort pas kësaj ngjyre. Ajo çka e shpëtoi emrin e tij nga harresa e "verdhë" ishte leximi i një artikulli që Marcel Proust-it kish shkruar rreth veprës së tij madhore Në kërkim të kohës së humbur, ku ndër të tjera, së bashku me vlerësimet, e quante veprën dhe mendimin e René Guénon-së si "frymëzuesit" e veprës së tij A la recherche du temps perdu (Në kërkim të kohës së humbur).
Ky "frymëzim" i Marcel Proust-it u bë një një superfrymëzim për mua: u vura në kërkim të veprave të Guénon-së. Prej asaj kohe, analizat dhe shtjellimet e këtij patriarku të studimeve tradicionaliste më kanë tërhequr gjithnjë vëmendjen, sidomos qasja dhe interpretimi i tij i pazakontë i kuptimit të thellë të simboleve (për një kohë jo të pakët, madje, Guénon ka qenë një pishtar i vërtetë hermetik për qasjet e mia ndaj teksteve kabalike, si dhe ndaj simboleve të Mesjetës, ku Ezoterizmi i Dantes vlerësohet si një tekst tashmë klasik), ndaj krijimit artistik (sidomos kjo në lidhje me konceptin e "kohës krijuese", e "kohës ciklike", e cila i kundërvihet kohës lineare) dhe, në mënyrë disi më të veçantë, ndaj përkthimit. Madje, i vështruar me kujdes në mënyrën se si është strukturuar, Kriza e botës moderne na shfaqet, krahas të tjerash, edhe si një lloj "përkthimi" shumëplanësh.
Struktura e librit na jepet e ndërtuar si një lloj "letërkëmbimi", porse në formë krejt aluzive, ku Guénon na jep të përmbledhur (ndonëse nuk e përmend në libër) pyetjet që një nga shkrimtarët më të njohur brazilianë, Fernando Guedes Galvão i kishte drejtuar përmes një letre. Çfarë do të thotë kjo? - Që në këtë libër Guénon ka përkthyer në gjuhën e Tjetrit tërë sa mendonte në lidhje me pyetjet dhe çështjet që shtroheshin në letër, ku pyetjet "në çfarë kuptimi shpreheni se", apo "në ç‘kuptim pohoni se", apo "cila është, sipas mendimit Tuaj, domethënia e" janë mjaft të dendura. Dhe Guénon i përgjigjet duke marrë ndër sy, madje, edhe të famshmen shprehje demoralizuese "traduttor-traditore"; ai "përkthen" në gjuhë tjetër koncepte dhe ide krejt të huaja për lexuesin perëndimor, qoftë kjo sa i përket koncepteve të Lindjes, qoftë për sa u përket koncepteve të tij, arsye për të cilën rend herë pas here te përdorimi i shprehjeve të tipit "sipas kuptimit tonë", "sipas domethënies që i dhamë këtij termi" etj.
Kjo zeje "përkthimore" vërehet edhe në stil, që Shpëtim Doda, si në çdo sjellje tjetër, e ka respektuar në mënyrë të arrirë, pavarësisht vështirësive; stili i Guénon-së është i gjallë, në lëvizje, grishës; fjalitë janë letrarisht të lëvruara, shpeshherë të gjata, fort të ngjashme me periudhat rrethore të autorëve klasikë, porse gjithnjë qendërsynuese dhe sintetizuese për sa i përket shprehjes dhe artikulimit të tezave, me elementë dhe koncepte që ndërthuren dendurazi me njëri-tjetrin, duke krijuar një yjësi idesh që ndjekin një strukturë "ciklike", ku njëra ide i lë vendin një ideje më të thellë, një qëmtim një qëmtimi më të thellë, një shtresë e reales një shtrese më të thellë, për të arritur, si në rastin e heqjes së petaleve të një trëndafili, deri te burimi, apo te "parimet themelore" dhe te "shkakësitë parake", siç i emërton vetë Guénon. Përpos kësaj, i udhëhequr nga fryma e matematikanit (Guénon shihej si gjeni në matematikën infinitezimale), çdo fjali, çdo koncept, çdo ide shihet si një entitet i mëvetësishëm dhe, në të njëjtë kohë, edhe si pjesë strukturore e një së tëre ("holizmi"+ i hershëm, çka gjen shprehjen më të qashtër në matematikë, dhe e pikasim për herë të parë te Pitagora), çka bie mjaft në sy te tezat dhe te nëntezat, të cilat ndërlidhen me njëra-tjetrën përmes një filli logjik të paoksidueshëm.
Porse, në Kriza e botës moderne të Guénon-së, "zeja" e "përkthimit" shfaqet e një rëndësie të dorës së parë në rrafshin e zbërthimit dhe ndriçimit të temës së rrokur dhe, më konkretisht këtu, e krizës së thellë të kohëve tona moderne, të gjendura në zgrip të "apokalipsit", të "përmbysjes së fundbotshme". Dhe, sikundër ndodh me çdo përkthim, edhe në rastin e këtij libri, individualiteti i "përkthyesit" shfaqet në trajtat e veta më të spikatura e qartësisht të dallueshme; shtjellimi dhe "përkthimi" i krizës moderne nga ana e Guénon-së ndryshon mjaft nga "përkthimet" që na japin autorët e tjerë, si Heidegger-i, Ortega y Gasset-i, Spengler-i, Huizinga, Adorno etj., zëri i të cilëve sa erdhi dhe u bë gjithnjë e më alarmues pas rrënimit të përgjithshëm që solli lufta e dytë botërore. Nga kjo qasje, shtrohet natyrshëm pyetja: cili është "përkthimi" që Guénon i bën krizës së thellë që ka pllakosur botën moderne dhe pas-moderne, e cila ka mbërritur njëlloj e egër deri në ditët tona?
Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të kërkonte pa dyshim një ndalje të gjatë në disa prej pamjeve dhe ideve që shtroi mendimtari francez, pasi rrekja për të paraqitur në formë sa më sintetike, dhe brenda një hapësire të ngushtë si kjo e jona, një vepër që shquhet për kahjen dhe shtrimin sintetik të problemeve, do të ishte vërtet sipërmarrje e pamundur. Kështu që, gjithë sa mund të bëjmë në këtë hapësirë, është kapja pas atyre elementëve që mund t‘i vështrojmë dhe cilësojmë me të drejtë si prurje të pastra "përkthimore" të krizës së mendësisë dhe botës moderne dhe asaj të kohëve tona. Ndryshe nga "përkthyesit" e krizës perëndimore që përmenda më lart, Guénon dallohet më së pari për gjerësinë holistike ("kozmike", për t‘u shprehur me terminologjinë e Guénon-së), për sistematicitetin dhe për organicitetin e vështrimit, aq sa shumë terma, qofshin edhe ato të përdorimit të përditshëm, përftojnë një kuptim të ri dhe shpalosin një koncept gjithë po aq të ri.
Në këtë kuadër, do të mjaftonte që të vinim në pah "përkthimin" që jep lidhur me patologjinë eskatologjike, me klimën dhe ndjesinë e "apokalipsit" të afërt që kish pushtuar mendjen dhe shpirtin e njeriut të viteve ‘30, njeriut të gjendur larg çdo qendre, madje edhe asaj qendre artificiale ku e kish vendosur pozitivizmi dhe marksizmi. Në këtë kuadër, ky libër i Guénon-së na jep dëshminë e një kohe, duke vozitur në kundër-rrjedhë. Ai vozit edhe kundër frymës dhe mendësisë filozofike të kohës së tij, duke na kujtuar shprehimisht se "fundi i një bote" perceptohet ndër modernët si "fundi i Botës" për shkak të perceptimit që syresh kanë në lidhje me Kohën. Duke lexuar krizën e thellë në të cilën kishte hyrë mendësinë pozitiviste të kohës, e cila kishte mëtuar që ta organizonte mendimin njerëzor mbi themelet e shkencës së shekullit XVIII dhe ligjësive të fizikës newton-iane, me pretendimin se po mbushte kësisoj zbrazëtinë që kish krijuar largimi i vlerave dhe koncepteve shpirtërore; duke lexuar më pas, krizën në të cilën kish hyrë konceptimi "mekanistik" i realitetit, i përvijuar fillimisht nga Descartes-i, dhe ai "deterministik", i përvijuar nga Kant-i dhe Laplace; duke lexuar, po ashtu, edhe konceptimin "çmaterializues" të realitetit, që po mbushte dora-dorës zbrazëtinë që krijoi perëndimi i të parave, Guénon arrin në përfundimin se ndjesia e disave se "fundi i një bote" është "fundi i Botës" lidhet me konceptimin linear të kohës, me përftimin e saj si një "më para" dhe "më pas" drejtvizor, ndërkohë që koha vetë, sipas Guénon-së dhe traditave më të hershme, është "ciklike", jo në kuptimin që ky term përfton te Nietzsche, si një rikthim i konfliktit mes forcave të kaosit dhe rendit, të instinktit dhe arsyes, por si përftim i kohës historike si pjesë e një kohe më të epërme, e kohës kozmike.
Dhe pikërisht në këtë "përkthim" që Guénon jep në lidhje me kohën, lexuesi shqiptar mund të vjelë një nga mësimet më të vyera dhe më të rëndësishmet. Duke e vështruar kohën si pjesë e një kohe më të epërme, Guénon vendos në lidhje të fortë ekzistenciale të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, duke na treguar se si në një nivel më të epërm kohor, e tashmja jonë s‘përkon më me të tashmen tonë, por me të tashmen e ardhmërisë. Kjo na vesh me një ndjenjë përgjegjësie dhe na vendos në gjendje alarmi për sa i përket qëndrimit që mbajmë në lidhje me të shkuarën dhe me traditën tonë. Qëndrimi që sot mbajmë në lidhje me këtë traditë, do të jetë qëndrimi që do të mbajë nesër ardhmëria në lidhje me ne; në qoftë se ne sot, për hir të kahjes gati patologjike "ja risi, ja s‘ka" mbajmë një qëndrim përbuzës ndaj traditës dhe ndaj të shkuarës tonë, kjo përbuzje do të jetë krejt pashmangshëm fati ynë i nesërm.