E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Racizëm në garën për ‘Topin e Artë‘"

Patrik Vieira është shprehur i zhgënjyer, sepse dy prej sulmuesve më të mirë afrikanë, Didië Drogba i Çelsit dhe Samuel Eto‘o i Barcelonës, ende nuk kanë fituar "Topin e Artë". "Mendoj se Eto‘o e ka merituar ta fitojë këtë trofe të paktën dy herë. Ai dhe Drogba janë dy sulmues, të cilët e kanë konfirmuar talentin në Evropë, në kampionatet ku luajnë dhe në klube", tha mesfushori i Interit në kolonat e "Le Figaro". "Këto janë çështje politike. Eto‘o ose Drogba do ta kishin pasur më të lehtë të fitonin trofeun nëse do të kishin kombësi të ndryshme nga ajo që kanë". I vetmi afrikan që ka fituar "Topin e Artë" është ikona e Milanit dhe Libisë, Xhorxh Ueah, në vitin 1995.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›