Man. UTD, gati 30 mln euro për Tevez
Mançester Junajtid ka pranuar të paguajë 30 milionë euro, shifër që do t‘i japë pronësinë e kartonit të Karlos Tevez. Sër Aleks Ferguson nuk dëshiron që argjentinasi të largohet dhe me shitjen e Kristiano Ronaldos te Reali i Madridit ka fonde të mjaftueshme për këto shpenzime. Tashmë, pengesa e fundit për firmosjen e kontratës janë pretendimet e Tevez për rritje rroge. Aktualisht 25-vjeçari përfiton 111 mijë euro (95 mijë sterlina) në javë, por ai pretendon të paguhet sa Rio Ferdinand e Dimitar Berbatov, pra 130 mijë euro (110 mijë sterlina) në javë. Nëse palët nuk gjejnë akordin financiar, Çelsi ose Mançester Siti mund të përfitojnë, duke marrë shërbimet e "apashit".