Një periudhë konsekuencash për politikën e jashtme amerikane
Herët ose vonë, presidenti Obama do të kuptojë se ka ardhur koha për të sulmuar Iranin
Miratimi të mërkurën e kaluar i rezolutës së katërt të OKB-së, e cila vendosi sanksione të reja kundër Iranit ishte akti i fundit i tragjikomedisë së politikës së jashtme amerikane kundrejt mullahëve të Teheranit. Në vitet e fundit, administratat amerikane dhe iraniane kanë adaptuar të njëjtën politikë, duke dështuar. Edhe atëherë kur Teherani u kërcënua me një seri sanksionesh dhe veprimesh ushtarake, regjimi i Iranit bënte përparime në pasurimin e uraniumit; duke mbështetur grupe terroriste, si dhe të gjithë ata që luftonin kundër trupave amerikane në Irak dhe Afganistan; e gjitha kjo pa ndonjë pasojë të madhe.
Sido që të jetë, presidenti Bush gjatë mandatit të dytë deklaroi që “ishte e nevojshme të mbanim aktiv opsionin ushtarak”, kurse për Teheranin tashmë ishte e qartë, se siç ishte i shastisur nga çeshtje të tjera, Uashingtoni nuk do të kishte përdorur veprime konkrete pas fjalëve kërcënuese.
Kurse sot, administrata Obama ka hequr dorë komplet nga përdorimi i forcës, derisa funksionarët e tij i vendosin përpara syve çdo ditë pasojat katastrofike të një ndërhyrjeje ushtarake kundër strukturave iraniane. Kështu që, duket sikur administrata Obama po përpiqet më shumë të ndalojë një “ndërhyrje” ushtarake izraelite kundrejt qendrave të pasurimit të uraniumit në Iran, sesa të mendojë ajo vetë të frenojë pasurimin e uraniumit nga ana e Teheranit. Dhe ndërkohë flitet sesa mund të jetë e rrezikshme një ndërhyrje ushtarake ndaj Iranit. Por a është kaq e rrezikshme një ndërhyrje e tillë? Ky është debati që opinioni publik duhet të pyesë veten dhe të japë një përgjigje të prerë, përpara se të jetë vonë.
Ata që kundërshtojnë veprimin ushtarak kundër Iranit thonë se për forcat amerikane do të hapej një front i tretë në Lindjen e Mesme. Trupat e SHBA-ve, mendojnë - se mund të ndodhen në një rrezik nga predhat dhe raketat iraniane. Dhe që Irani, si konsekuencë të parë mund të mbyllte shtegun e Hormuzit - duke bërë kështu rritjen e çmimit të naftës në maksimum – dhe do të përdorte miqtë e tij të Hezbollahut apo Hamasit për të filluar një seri sulmesh jo vetëm në Lindjen e Mesme, por ndofta edhe brenda territorit amerikan. Në të vërtetë, nëse SHBA-të do të vendosnin të sulmonin me precizion vetëm bazat e pasurimit të uraniumit dhe bazat ku stërviten trupat që vrasin ushtarë amerikanë, dhe disa individë të regjimit që mbështesin terrorizmin dhe lejojnë pasurimin atomik, me shumë mundësi mund të kufizohen efektet e një sulmi.
Për shembull, nuk është akoma e qartë se në rast sulmi ndaj Iranit do të donte të zgjeronte konfliktin, duke i dhënë hapësirë një rrëzimi të regjimit. Qeveritarët iranianë kanë treguar gjithmonë interes për të mbajtur pushtetin. Nëse aksioni amerikan do të përqendrohej në objektiva të ngushtë, dhe kështu do të deklarohej që liderët iranianë, që janë nën presion në vendin e tyre, do të duan të intensifikojnë një rrezik, çka do të sillte një sulm raketor ndaj një strukturë ushtarake amerikane ose të një aleati ( apo mbyllja e shtegu të Hormuz)?
Në Uashington disa janë të idesë për të lejuar Izraelin të veprojë. Por falimentimi i SHBA-ve që t’i përgjigjet atij që është cilësuar si rreziku më i madh i interesave amerikane të dekadave të fundit, do të ishte një fakt i papërgjegjshëm. Për më shumë, Izraeli nuk ka kapacitetin që ka Amerika për të çuar në sukses një operacion të tillë. Edhe pse ka shumë punë globale të SHBA-ve, duke llogaritur qenien e saj në dy luftëra që vijojnë, sistemi ushtarak amerikan është plotësisht i aftë për të pasur një sukses në një aksion kundër bazave të pasurimit të uraniumit. Sigurisht, suksesi që pati Bush në 2007 kur rriti trupat në Irak dhe të presidentit Obama kur dërgoi trupa të reja në Afganistan, do të thotë se sot SHBA-të janë në një pozicion më të mirë për të negociuar me Iranin mbi programin atomik, sesa para ca kohësh.
Natyrisht, alternativa më e mirë për Iranin është ndryshimi i regjimit të provokuar nga opozita. Për fat të keq, para një viti, duke u manipuluar zgjedhjet në Iran, Obama foli shumë pak kurse të pafajshëm iranianë vriteshin nga qeveria e tyre. Deri më sot presidenti amerikan ka bërë shumë pak për të forcuar dhe mbrojtur lëvizjen e lirisë në Iran. çdo ditë e më shumë duket e qartë se, kërcënimi i besueshëm i një sulmi ushtarak kundër projektit atomik iranian është i vetmi veprim për të bindur regjimin që të frenojë ambiciet e veta. Por në vend që të mbajë nën presion Iranin për një sulm të mundshëm, administrata Obama ka kërkuar të qetësojë nervat e mullahëve të Teheranit. Ka ardhur momenti që Irani të ketë ca presion mbi shpatulla.
Në një fjalim të 1936-s, në “House of Commons”, Uinston Churchill theksoi se “Epoka e zvarritjes, e masave gjysmake, e gjetjeve të qeta e enigmatike, dhe e vonesave të vazhdueshme, po vjen drejt fundit. Në vend të saj, ne po hyjmë në një periudhë konsekuencash”. Mund të veprojmë dhe të bëjmë një vend më të sigurt”.
Ose përkthyer, ne amerikanët, së bashku me pjesën tjetër të botës së lirë, ne mund të vendosim të jemi viktima fatkeqe nga zgjedhjet e bëra nga armiqtë tanë. Nëse vendosim të mos bëjmë asgjë përballë rrezikut, dëshira për të shtyrë dhe për të vonuar frikën, mbetet një opsion. Por është e rrezikshme dhe e turpshme.