E Diel, 1 Nëntor 2026

LRI: Rama më mirë të merret vetëm më partinë



Lëvizja Rinore për Integrim nisi dje fushatën “Tirana e zhuritur”, duke protestuar për mungesën e ujit të pijshëm. Duke konsideruar se Bashkia e Tiranës është një prej institucioneve që mbajnë përgjegjësi për mungesën e ujit të pijshëm, LRI-ja i kërkoi kryebashkiakut se do të ishte më mirë të merrej vetëm me punët e partisë, meqë nuk zgjidh dot punët e bashkisë. “Është absurde që kryeqytetasit në shtëpitë e tyre nuk kanë një pikë uji të pijshëm, dhe e gjithë kjo vjen si rrjedhojë e papërgjegjshmërisë së kryebashkiakut të Tiranës, z. Rama, dhe Kryeministrit Berisha, të cilët janë të gatshëm që për hir të interesave të tyre personale, për hir të rritjes së pushtetit të tyre personal dhe politik, të ulen së bashku dhe brenda dy orëve të ndryshojnë Kushtetutën e këtij vendi dhe ligje të tjera themelore të funksionimit të shtetit dhe nuk janë të gatshëm të ulen e të bisedojnë për një orë të vetme për të zgjidhur furnizimin me ujë të pijshëm të Tiranës”, - u shpreh ndër të tjera Pesha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›