E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarakët në detyrë, program për strehimin e tyre

Ministria e Mbrojtjes ka filluar një program për strehimin e të gjithë ushtarakëve në detyrë të cilët rezultojnë të pastrehë. Duke pasur në pronësi rreth 6 mijë objekte, ministria ka përcaktuar edhe mënyrat që ushtarakët do të përfitojnë. Projekti në fjalë do të shtrihet në dy ose tri vitet në vijim dhe ka si qëllim që të gjithë ushtarakët të përfitojnë. Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes ka nisur verifikimin mbi gjendjen e këtyre objekteve për të përcaktuar edhe gjendjen e tyre. Drejtoria e Ekonomisë dhe Privatizimit në Ministrinë e Mbrojtjes ka përcaktuar edhe detyrat përkatëse në lidhje me këtë projekt.

Përfituesit

Verifikimet paraprake kanë nxjerrë në pah objekte tepër të vlerësuara që ndodhen në zonat rurale, urbane por edhe në zonat turistike, tepër të lakmuara. Pjesa më e madhe e këtyre objekteve do të privatizohen, kryesisht në zonat urbane dhe turistike, por një pjesë e tyre do të përdoren për personelin ushtarak. Politika e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Privatizimit është që t’i kthejë disa nga këto zona ushtarake në mjedise çlodhëse për personelin ushtarak dhe familjet e tyre. Megjithatë, mbeten disa të cilat nevojitet të lihen me qira për një kohë relativisht të gjatë në pritje që ministria t’i përdorë për interesin e saj. Kërkesa për marrje me qira duhet të bëhet në Ministrinë e Mbrojtjes. Drejtoria e Ekonomisë dhe Privatizimit ka ftuar edhe kompani private të cilat mund të ndërtojnë shtëpi pushimi në zonat turistike. Aktualisht, ministria po jep si banesa në favor të personelit ushtarak atë pjesë të godinave që janë të ndërtuara brenda zonave urbane. Ministria ka në zotërim troje të përshtatshme për ndërtime. Duke pasur rreth 900 veta personel me shtëpi të paprivatizuara, Drejtoria e Ekonomisë dhe Privatizimit ka vendosur që t’i përdorë këto troje për ndërtimin e shtëpive për këtë kategori njerëzish, duke përdorur burimet e ministrisë dhe shtetit, ndihmat, si edhe bashkëpunimin me firma private ndërtimi.

Privatizimi

Nga verifikimi paraprak i objekteve, është parë se pjesa më e madhe e doganave dhe objekteve të Ministrisë së Mbrojtjes, që janë të papërdorura, por që kanë qenë funksionale para viteve ‘90, ndodhen në zonat rurale të vendit. Këto objekte janë cilësuar si pa ndonjë interes të veçantë për t’u privatizuat, por me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, do të vendoset edhe për mënyrën e përdorimit të tyre. Ideja e parë është kalimi i këtyre objekteve në zonat rurale Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila do t’i përdorë për kompensimin e ish-pronarëve në këto zona. Nga ana tjetër, Drejtoria e Ekonomisë dhe Privatizimit bën të ditur se godinat e Ministrisë së Mbrojtjes që nuk përdoren më, por që ndodhen në zonat urbane dhe turistike, kanë tërhequr jo pak vëmendjen e investitorëve privatë, si dhe kompanive të huaja. Verifikimet kanë nxjerrë një sasi të madhe objektesh që ndodhet në bregdetin shqiptar që janë përdorur para viteve ‘90 për qëllime ushtarake. Këto objekte parashikohen të privatizohen. Të dhënat flasin për objekte të cilat do të kenë një vlerë tepër të lartë për shkak të pozicionit tepër të veçantë të tyre. Aktualisht po punohet që të identifikohen ato godina që mbeten të lira nga procesi i ristrukturimit të Forcave të Armatosura, mundësia e përdorimit të tyre në favor të ushtarakeve për banim ose për argëtim, privatizimin e atyre objekteve që mbeten në përputhje me legjislacionin në fuqi nëpërmjet Agjencisë Kombëtarë të Privatizimit, si dhe të transformohet statusi i ndërmarrjeve në pronësi të ministrisë në ndërmarrje me kapital të përbashkët, duke krijuar në këtë mënyrë mundësinë për efektivitetin dhe privatizimin e tyre.

Objektet dhe trojet e tepërta, kompensim për ish-pronarët

Ministria e Mbrojtjes së bashku me grupin e punës ndërministror ka nisur verifikimin e gjendjes fizike të të gjitha objekteve ushtarake. Sipas vendimit, të gjitha objektet si ish-reparte ushtarake, magazina, troje, poligone etj., në rast se do të vendoset që nuk do të përdoren më nga strukturat ushtarake, do t’i kalojnë përfundimisht Agjencisë së Pronave, e cila do t’i përdorë këto pasuri të paluajtshme për kompensim fizik ndaj ish-pronarëve. Aktualisht, ende nuk dihet se sa prona do të përdoren nga Strukturat e Armatosura, por bëhet e ditur se shumë prej objekteve ushtarake që janë përdorim për këtë qëllim para viteve ‘90, aktualisht janë në mëshirë të fatit. Megjithëse akoma po punohet për këtë, mësohet se një pjesë e mirë e këtyre objekteve që nga viti 1991 nuk përdoren nga shteti. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se akoma nuk është bërë një verifikim i saktë i listës së reparteve ushtarake dhe mënyrës së funksionimit të tyre për të përcaktuar se cilat mund të jepen për kompensim të ish-pronarëve. Këto objekte ose janë shkatërruar, ose mund të jenë uzurpuar në mënyrë të paligjshme. Një pjesë tjetër, edhe pse nuk përdoren si reparte ushtarake, ruhen nga Ministria e Mbrojtjes, duke i mbajtur akoma të paprekura. Ndërkaq, një pjesë e tyre vazhdon të ketë funksionin e mëparshëm, pra janë reparte ushtarake, ku jetojnë dhe stërviten ushtarët.

Të pastrehët mund të blejnë banesa sa kostoja e ndërtimit

Qeveria ka miratuar një vendim që të pastrehët mund të blejnë, me ndërhyrjen e shtetit, banesa me koston e ndërtimit. Sipas vendimit, të pastrehët që janë të regjistruar si të tillë në organet e pushtetit lokal, mund të përfitojnë shtëpi sa kostoja e ndërtimit dhe pjesën tjetër e subvencionon shteti. Kështu, çdo i pastrehë që ka pak mundësi financiare, mund të blejë shtëpi. Blerja e një banese mund të bëhet edhe me kredi ose me këste. Qeveria ka përcaktuar se blerja e banesave me kosto të ulët në treg, do të bëhet në bazë të çmimit kufi, të përcaktuar si mesatare e çmimit, me të cilin janë shitur banesat në tregun e lirë. Banesat me kosto të ulët, si rregull, blihen në qytete ku çmimi і shitblerjes së tyre në treg është më і ulët ose і barabartë me koston e ndërtimit të banesave nga shteti. Në qytete të tjera, banesa me kosto të ulët mund të blihet për zgjidhjen e rasteve emergjente të strehimit. Miratimi і rasteve emergjente, kur programi zbatohet nga bashkitë, bëhet me vendim të Këshillit Bashkiak, ndërsa kur programi zbatohet nga Enti Kombëtar і Banesave, miratimi bëhet nga ministri і Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me kërkesë të motivuar dhe të miratuar, të Këshillit Bashkiak, vetëm për ato raste, kur në ato bashki nuk ka banesa shtetërore në ndërtim. Për llogaritjen e çmimit mesatar bashkitë і referohen çmimit mesatar të shitblerjeve të banesave në treg, që miratohet çdo vit me udhëzim të qeverisë, sipas llogaritjeve të Entit Kombëtar të Banesave. Brenda kufirit të përcaktuar në udhëzim, çdo bashki miraton një çmim mesatar për zona të ndryshme të qytetit, sipas metodologjisë së miratuar prej tyre. Me disponimin e fondeve për blerjen e banesave me kosto të ulët në treg, ndërtuesi і cili zbaton programin, përcakton numrin dhe strukturën e apartamenteve, që mund të blihen, si dhe njofton personat e miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak për t’u trajtuar me banesë me kosto të ulët, për ta gjetur banesën në treg, sipas çmimit kufi.

Trualli për ndërtim, të pastrehët mund ta blejnë në bazë të të ardhurave

Qeveria ka miratuar kushtet financiare që duhet të plotësojë një familje e pastrehë në momentin e blerjes së truallit të ndërtimit. Sipas vendimit, çmimet e traullit do të jetë me vlera tregu. Kështu, është përcaktuar se çmimi і shitjes së truallit familjeve, që përfitojnë banesë me kosto të ulët, përcaktohet sipas vlerave të tregut, ndërsa për trojet pronë e shtetit, çmimi і shitjes përcaktohet sipas vlerave të miratuara për efekt të kompensimit të pronave. Për qytetet, të cilat nuk është miratuar ende vlera e truallit, të përdoren për referencë vlerat e qytetit më të afërt. Vendimi ka përcaktuar se për familjet me të ardhura më të larta se 14 mijë lekë të reja për frymë, çmimi і shitjes së truallit do të jetë me vlera tregu. Për familjet me të ardhura për frymë midis 9 mijë lekë dhe 14 mijë lekë, çmimi і shitjes së truallit të jetë sa 50 për qind e çmimit të tregut. Familjet me të ardhura nën 9 mijë lekë për frymë nuk paguajnë për çmimin e truallit. Verifikimi і nivelit të të ardhurave bëhet në mbështetje të vendimit nr. 53 të qeverisë, i cili përcakton dokumentacionin e nevojshëm, afatet dhe procedurat për të përfituar strehim nga programet e banesave sociale me qira. Kriteret për përcaktimin e çmimit të shitjes së truallit familjeve që trajtohen me banesë me kosto të ulët, do të përdoren edhe nga Enti Kombëtar і Banesave për objektet e ndërtuara, për të cilat nuk janë lidhur ende kontratat e shitblerjes, me përjashtim të rasteve të veçanta. Enti Kombëtar і Banesave dhe bashkitë do të zbatojnë këtë vendim të qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›