Mësim me turne për shkollat 9-vjeçare
Mbingarkesë në klasa, mungesë ambientesh e për rrjedhojë pasoja në cilësinë e arsimimit. Kaosi zhvendoset nga gjimnazet tashmë 3-vjeçare, në arsimin e detyruar.
Nis kështu reforma për kalimin në sistemin 9-vjeçar. Janë plot 55 mijë nxënës që bëhen pjesë e saj. Fluksi i madh i nxënësve nuk përballohet as me dy turne. Ndërsa është trumbetuar si një arritje jo e vogël, asnjëherë nuk u shpjegua se si do të mbështetej për t’u vënë në zbatim. Të vetmen gjë që ka premtuar Ministria e Arsimit janë 600 mësuesit e rinj, që do të rekrutohen. Ambientet me qira janë zgjidhja e vetme për të lehtësuar disi fluksin. MASH pranoi disa ditë më parë se mësimi në arsimin e detyruar 9-vjeçar do të bëhet me turne për shkak të mungesës së ambienteve. Drejtuesit e këtij dikasteri i lanë detyrë drejtorive arsimore të bashkëpunojnë me pushtetin vendor, për gjetjen e godinave me qira. Ministria e Arsimit ka pranuar problemet duke i cilësuar ato normale si për vitin e parë të zbatimit të reformës. “Ne jemi të parët që kemi interes maksimal për zgjidhjen e tyre”, janë shprehur drejtuesit e MASH-it, por viti shkollor nisi dhe zgjidhjet nuk duken. Rreth 433 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor. Për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen 50 mijë vogëlushë.
Sistemi 9-vjeçar
Me reformën e re arsimi i detyruar 8-vjeçar bëhet 9-vjeçar, ndaj edhe nxënësit e klasave të teta do të qëndrojnë sërish në këto shkolla. Ndërkohë, nxënësit e klasave të katërta fillore hidhen në klasë të pestë. Viti i pestë i mësimeve quhet arsim fillor. Ndërsa arsim 9-vjeçar quhet nga klasa e gjashtë deri në të nëntën. Më tej, gjimnazi bëhet trevjeçar, ku mësojnë nxënësit nga klasa e dhjetë deri në të dymbëdhjetën. Ky lloj sistemi bën që gjimnazet këtë vit të jenë më të lehtësuara dhe shkollat 9-vjeçare me ngarkesë më të madhe pune. Ajo çka mund të cilësohet arritje e sigurt e kalimit nga shkolla 8-vjeçare në shkollën 9- vjeçare janë 14 mijë nxënësit që s’do të mundin të braktisin. Sipas ekspertëve të arsimit, çdo vit 18% e tyre e mbarojnë shkollën tetëvjeçare dhe nuk arsimohen më tej. Me sistemin e ri ata qëndrojnë edhe për një vit në bankat e saj. Sipas tyre, duke ditur që kontingjenti që braktis shkollën është më i rrezikuari për t’u shfrytëzuar e trafikuar, është bërë një hap përpara për t’i parandaluar këto fenomene. Ndërkaq, me tjetërsimin e viteve të studimit këtë shtator nuk do të ketë më vite të para. Prandaj gjimnazistët mbetës do të mbeten një vit pushim. Më pas, do të hidhen në vit të dytë. Deri një vit më parë ata që mbeteshin në klasë rrinin sërish në vit të parë, ndërsa bashkëmoshatarët hidheshin në vitin e dytë. Mbetësit e viteve të para të gjimnazeve dhe profesionaleve do të japin provimet e mbetura vitin e ardhshëm. Ata duhet të mësojnë në mënyrë autodidakte, pasi nuk mund të përsërisin vitin. Gjimnazistët që rrezikojnë vitin nuk e kanë pritur aspak mirë këtë ndryshim. Për ta një vit shkëputje totale nga shkolla nuk është pak. z.ll
LRI: Viti i ri shkollor pa asgjë të re
Lëvizja Rinore për Integrim shprehu dje shqetësimin e saj për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi, një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor. Kryetarja e këtij forumi, Erisa Xhixha, gjatë një konference për shtyp, tha dje se ky vit i ri i gjen nxënësit me probleme të shumta në infrastrukturë, me klasa me mbi 50 nxënës, me një premtim të pambajtur dhe thjesht elektoral sikurse ishte ai i “Rinisë në moshën e Internetit”. “LRI me shqetësim konstaton se ky vit nuk sjell asnjë gjimnaz profesional për të rritur aftësitë e nxënësve në fusha specifike, megjithëse në programin qeverisës të 2005 premtohet që synimi i kësaj qeverie synonte që 40% e nxënësve të kalojnë nga gjimnazet e përgjithshme drejt atyre profesionale”.