E Hënë, 2 Nëntor 2026

LSHK paraqet programin elektoral

17/04/2005  Lëvizja për Zhvillim Kombëtar do të angazhohet në rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri. Në një prononcim për mediat, Dashamir Shehi ka deklaruar se ky është një angazhim i rëndësishëm i LZHK-së, pasi do të ndikojë në frenimin e krimit, që është gjithnjë e në rritje në Shqipëri. Sipas tij, kjo çështje është një angazhim kryesor që LZHK e ka vendosur në progrmin e vet. Gjithashtu një tjetër çështje, të cilën LZHK e ka vlerësuar primare, është dhe bashkimi i shqiptarëve. Kjo jo nëpërmjet bashkimit të kufijve, por si një angazhim për krijimin e infrastrukturës së duhur që shqiptarët të jenë sa më pranë. Ndërsa, duke u ndalur në çështjen e pronave, Shehi tha se kjo forcë politike qëndron me mendimin se tokat duhet të kthehen tek i zoti, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrihet në respektimin e së drejtës së pronës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›