E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mustafaj: PS po prezanton kandidat me biznese të dyshimta

17/04/2005  Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj, tha dje se paratë nga biznese të dyshimta, po tentojnë të kthehen në mandate deputetësh nga Partia Socialiste. Sipas tij, shqetësimi i ngritur nga ana e BE-së për këtë çështje tregon dhe një herë vëmendjen e Perëndimit për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. “Dëshiroj të përshëndes në emër të Partisë Demokratike edhe një herë ambasadorin Saltzman për vëmendjen që tërhoqi në emër të BE, mbi rrezikun që u kanoset këtyre zgjedhjeve nëpërmjet interferimit, ose futjes së parave të pista nga ana e PS-së, me anë të kandidimit të njerëzve me identitet të dyshimtë. Përvoja shumë e keqe, me pasoja shumë të dëmshme që ka krijuar Partia Socialiste katër vjet më parë, përbën tashmë një rrezik që po përhapet me shpejtësi, nisur dhe nga emrat e publikuar deri më tani nga ana e Partisë Socialiste, si kandidatë të ardhshëm në shumë zona dhe rasti më flagrant janë kandidatët e Shkodrës. Ka dhe raste të tjera, për të cilat nuk është nevoja t'i marrim një për një”, tha Mustafaj. Sipas tij, fshehja e letrës, që kishte dërguar europarlamentari Rehn, nga Kryeministri Nano, tregon dhe një herë vërtetësinë e akuzave të ngritura nga opozita dhe Bashkimi Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›