E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Planin për veprim, shtylla kryesore e fushatës elektorale

Meta: Objektivi i planit, mirëqenia e shqiptarëve
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka prezantuar Planin për Veprim si shtylla kryesore e fushatës elektorale të LSI-së. Meta bëri të ditur gjatë një konference për shtyp se në qendër të këtij Plan-Veprimi qëndron si objektiv kryesor mirëqenia e qytetarëve shqiptarë dhe në radhë të parë të atyre që janë të papunë. Kjo tregon shumë qartë se forca jonë politike dhe alternativa jonë në këto zgjedhje është më realistja, më tokësorja dhe njëkohësisht më e përgatitura për të përballuar problemet më të rëndësishme që ndeshet sot vendi dhe qytetari shqiptar, në radhë të parë problemet ekonomike dhe problemet sociale, ka shprehur vlerësimet e tij kreu i LSI për programin elektoral të sapo prezantuar.Paraqitja e programit elektoral të LSI dhe qeverisës për 28 Qershorin, hyn tashmë në një fazë të re, pasi duke nisur që nga dita e sotme nga qyteti i Fierit, drejtuesit më të spikatur të LSI me në krye Metën, por edhe specialistët më të aftë të saj dhe rreth saj, do të fillojnë paraqitjen dhe zbulimin e Planit për Veprim, që është një përmbledhje e prioriteteve të programit elektoral dhe qeverisës të LSI-së. Në themel të këtij plani, dhe në themel të këtij Plani për Veprim qëndron pikërisht punësimi si shtylla kryesore dhe objektivi kryesor mbi të cilin do të ndërtohet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë dhe në radhë të parë e atyre, që janë pa punë dhe e gjithë të tjerëve që sot përjetojnë pamundësinë në rritje për të shprehur aftësitë e tyre, talentin e tyre, njëkohësisht për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për veten e tyre dhe familjen e tyre pikërisht këtu në Shqipëri. Të gjitha politikat tona qeverisëse, zhvillimore dhe arsimore janë në funksion të punësimit, të krijimit të vendeve të reja të punës. Sikurse e kemi bërë të ditur prej kohësh, Plani ynë për Veprim dhe programi ynë elektoral dhe qeverisës ka një synim tepër realist, por edhe ambicioz për hapjen e 100 mijë vendeve të reja të qëndrueshme të punës gjatë katër viteve të ardhshme, është shprehur më tej Meta, duke shtuar se ky program është thellësisht social, sepse sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një harmoni sociale për të pasur një paqe sociale dhe një stabilitet social dhe politik afatgjatë. Meta ka bëtë të ditur gjithashtu se ky program nuk është i mbështetur vetëm mbi një politikë shpenzimesh, por në radhë të parë është i mbështetur në një politikë të qartë të rritjes të qëndrueshme ekonomike dhe sidomos për nxitjen e rritjes së prodhimit vendas, çka është shumë e rëndësishme për të pasur një ekonomi të qëndrueshme, gjë e cila përkthehet në rritjen e qëndrueshme ekonomike për çdo qytetar të vendit tonë. Jam i bindur se kjo do të jetë një periudhë tepër intensive dhe e suksesshme të komunikimit me faktorë shumë të rëndësishëm, që janë të interesuar për tu njohur me objektivat, prioritetet dhe idetë e LSI-së në programin tonë dhe natyrisht kërkon një angazhim të të gjithë kapaciteteve tona në LSI, por edhe të koalicionit tonë Aleanca Socialiste për Integrim, ka theksuar kreu i LSI, duke vijuar më tej me prezantimin e Edmond Haxhinastos, Kryetar i KDK-së, por që tashmë gjatë kësaj periudhe do të jetë edhe zëdhënësi i LSI për programin elektoral dhe qeverisës. Meta ka paraqitur edhe Ralf Gjonin si zëdhënës të LSI. Meta ka vlerësuar se Gjoni është një intelektual i ri, i cili ka studiuar dhe ka punuar në Britaninë e Madhe për disa vite dhe është ndër ata që dëshirojnë të kontribuojnë për ndërtimin e një Shqipërie evropiane duke dhënë kontributin e tij konkret. Ralf Gjoni vjen nga një eksperiencë e pasur profesionale në sektorin e ndihmave humanitare, industrinë e mbrojtjes dhe marrëdhëniet me publikun. Gjoni ka punuar për një sërë organizatash ndërkombëtare në fillim-vitet '90 në Shqipëri dhe gjatë 14 viteve të fundit ka jetuar dhe punuar në Britaninë e Madhe, Francë dhe SHBA në fushën e marrëdhënieve me publikun.

Last Updated on Wednesday, 13 May 2009 17:25

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›