E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, 24 anëtarë të Kamzës largohen drejt shtabit të Ramës

Edhe 24 anëtarë të komitetit drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zonën e Kamzës kanë braktisur dje LSI, për tu bashkuar me Partinë Socialiste. Ish- anëtarët e kësaj partie akuzojnë kreun e LSI, Ilir Meta për bashkëpunim me kryeministrin Berisha, ndërsa shprehen se kanë vendosur të ndërmarrin këtë hap për fitore të opozitës në zgjedhjet e qershorit, ndryshe nga sa ndodhi 4 vite më parë. Ish- anëtari i LSI, Mustafa Tola theksoi në emër të 24 anëtarëve të komitetit drejtues të LSI, se nuk dëshirojnë të sillen si Meta dhe të shndërrohen në ushtarë të Berishës. Ndryshe nga interesat e Ilir Metës, ne nuk kemi ndërmend të sillemi njësoj si ai e të kthehemi në ushtarë të bindur të Sali Berishës. Për këtë arsye ne kemi vendosur të largohemi nga LSI- ja, është shprehur Tola. Ndër të tjera, Tola bëri të ditur se ata do ti bashkohen Edi Ramës me qëllim që të mos krijohen përçarje të opozitës që do të ndihmojnë Berishën të fitojë sërish zgjedhjet. Në vitin 2009 nuk kemi pse rikrijojmë përçarje për ti dhuruar pushtetin Sali Berishës, koha na bën që të bashkohemi dhe të mbështesim Edi Ramën dhe mënyrën qeverisëse që ai përfaqëson, deklaruan ish- anëtarët e LSI- së së Kamzës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›