Xhixho: Rama i dhuroi Berishës më 15 mars Kushtetutën blu të Shqipërisë
Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho ka denoncuar aktin e liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama për dhunimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Sipas Xhixhos, përveç ndryshimeve të një seri nenesh, të cilat dobësuan rolin e gjyqësorit dhe pavarësinë e Prokurorisë, dobësuan rolin e Presidentit, prishen balancat e mirëvendosura në Kushtetutën e Parë të votuar drejtpërsëdrejti nga populli dhe blinduan pozicionin e Kryeministrit, duke i dhënë atij një pushtet të pamasë mbi ekzekutivin dhe legjislativin, opozita guxoi dhe i hoqi Kushtetutës së Shqipërisë edhe simbolet kombëtare.
Kjo është Kushtetuta e re e Shqipërisë, Kushtetuta blu që iu dhurua Sali Berishës nga Edi Rama menjëherë mbas shpërthimit vrastar të Gërdecit në 15 Mars, u shpreh Xhixho. Sipas saj, ky veprim i turpshëm jo vetëm që vërteton edhe njëherë mungesën totale të respektit ndaj Kushtetutës dhe simboleve kombëtare si nga Berisha ashtu dhe nga Rama, po planifikojnë të bashkëqeverisin vendin së bashku, duke krijuar Qeverinë e Kastës. Lidhur me këto argumentime, Xhixho i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, që ditën e Diel, në orën 17:00 duhet të bashkohemi të gjithë në Sheshin Nënë Tereza për ti thënë IK këtij njeriu, që çdo ditë e më tepër me veprimet e tij po e çon Shqipërinë drejt greminës.
Last Updated on Friday, 13 March 2009 22:30
Last Updated on Friday, 13 March 2009 22:30