E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Berisha po manipulon momentin historik

 

Kryetari i KDK të LSI, Edmond Haxhinasto, përshëndeti nënshkrimin e Protokolleve të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush. "Aleati ynë i madh, SHBA ka shprehur me këtë akt vlerësimin më të madh për Shqipërinë, kontributin e saj për paqen dhe stabilitetin, përkushtimin ndaj përballimit të sfidës së madhe të kohës, luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar. Një akt i tillë nga ana e SHBA-së kërkon reagimin me përgjegjshmëri nga ana e qeverisë aktuale për të realizuar detyrimet e premtimet ndaj SHBA-së dhe Aleancës së NATO-s për reforma, veçanërisht reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi", tha Haxhinasto. Sipas tij, shfrytëzimi e manipulimi politik i këtij momenti historik, për të rritur imazhin e shkatërruar të kësaj maxhorance, do të jetë një përpjekje e dështuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›