PS: NATO, nuk ka vend për eufori
Partia socialiste përshëdeti dje nënshkrimin e Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Sekretarja për marrëdhëniet me Jashtë në PS, Arta Dade tha dje se në këtë sukses duhet përfshirë dhe roli iu PS në proceset integruese të vendit. "Nënshkrimi nga Presidenti Bush i vendimit të senatit kurorëzoi angazhimin dhe mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. PSSH si kontributore kryesore e integrimit të vendit në NATO, ripërsërit falenderimet për Presidentin Bush dhe SHBA. Sigurisht, që nuk ka vend për eufori, duke analizuar atë që Presidenti Bush tha, që Shqipëria duhet të përmbushë reforma madhore, ku pa dyshim që theksi vihet te një nga reformat madhore dhe jetike për të demokracinë, ajo në sistemin e drejtësisë" tha Dade.