E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Bllokim parlamentit për të mos lejuar miratimin e Kodit

Nga L.Progni

Lëvizja Socialiste për Integrim do të përshkallëzojë masat për të mos lejuar që Kodi Zgjedhor t’i shmangë ata nga komisionet zgjedhore dhe numërimi i votave. Një mbledhje e vonë e Kryesisë së kësaj partie vendosi që të ketë protesta masive në rrugë dhe pranë parlamentit për të mos lejuar miratimin e ndryshimeve në Kod. Një nga skenarët e mundshëm është ai i rrethimit të parlamentit me protestues të kësaj partie, për të mos lejuar zhvillimin e seancave.

Burime pranë kësaj partie thonë se tashmë kanë nisur përgatitjet për vënien në jetë të këtij skenari.

Po dje, të rinjtë e kësaj partie iu drejtuan me një letër përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë. “Parlamenti aktual i Republikës sё Shqipërisë është sot prova mё e madhe dhe me tragjike e mega-Dushkut që në 2005 vodhi votat e shqiptareve me duart e PS dhe PD, të cilat nuk kanё as dёshirёn dhe as vullnetin pёr tё ndёrtuar njё sistem demokratik dhe pёrfaqёsues politik nё Shqipёri. Nё vitin 2005 nёpёrmjet votimit famëkeq dhe gjerësisht të njohur si skema e “Mega-Dushkut”, si edhe duke i mohuar të drejtën e përfaqësimit në komisionet e numërimit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Lëvizjes Socialiste për Integrim, këto dy forca politike deformuan në mënyrë rrënjësore vullnetin e shqiptarëve duke prodhuar një parlament të deformuar në themel dhe për pasojë edhe një qeveri të pakicës. Institucioni që ju përfaqësoni edhe në atë periudhë nuk ka reaguar dhe e ka lejuar këtë proces deformues. Ne mendojmë se ju keni munguar edhe në këtë proces jetik për fatet e Shqipërisë që është hartimi i Kodit Zgjedhor. Ne mendojmë gjithashtu se kësaj radhe duhet tё jeni mjaft mё aktivё dhe të përdorni autoritetin tuaj të padiskutueshëm për tё mos lejuar shkatërrimin e së ardhmes së vendit dhe rrezikimin serioz dhe të pakthyeshëm të demokracisë në Shqipëri”, - thuhet në letrën e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›