E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pas zgjedhjeve Shqipëria do të transformohet si Tirana”

Autori i Lajmit: red.
Rruga tek “Bregu i Lumit”, e cila ndodhet në pjesën verilindore të qytetit të Tiranës, në kufi me komunën Laknas dhe pjesë e territorit të Njësisë Bashkiake Nr. 11, tashmë është plotësisht e rikonstruktuar. Kryebashkiaku Rama, duke folur në përurim, e ka cilësuar votën e 28 Qershorit, si një mundësi që qytetarët të shohin në mbarë vendin, atë transformim që sot ndihet në Tiranë. “Me votën e 28 Qershorit, banorët e kryeqytetit në të gjitha skajet e tij, në çdo periferi edhe në qendër do të kenë jo vetëm një bashki që punon ditë e natë për ta, por edhe një qeveri kombëtare që do t i kthejë sytë nga problemet e tyre dhe një Kryeministër, i cili njeh me imtësi të gjitha anët e punës dhe të gjitha problemet që ka kryeqyteti”, - tha Rama. Në këtë mënyrë, sipas tij, kryeqytetasit do të kenë mundësi që në katër vitet e ardhshme, të shohin një transformim që sot është po aq i paimagjinueshëm sa ç ishte transformimi i Tiranës në të gjitha këto vite. Një financim prej 27.153.189 lekësh nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës ka mundësuar ndërhyrjen në këtë segment rrugor, i cili para fillimit të punimeve ndodhej në gjendje mjaft të amortizuar.

Ky lajm është publikuar: 19/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›