E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Edi Rama të zbardhë paratë e taksapaguesve



LSI ka mbledhur strukturat e kryeqytetit në kuadër të përgatitjes së fushatës për zgjedhjet e 28 qershorit. Në fjalën e saj, kryetarja e grupit të këshilltarëve të LSI-së pranë Këshillit Bashkiak, Monika Kryemadhi, u shpreh se prej dy muajsh qytetarët janë të shqetësuar me të drejtë se ku po shkojnë paratë e tyre. Ajo renditi një sërë arsyesh se pse LSI-ja nuk votoi buxhetin e 2008-s për Bashkinë e Tiranës. "Buxheti i bashkisë për 2008-n ishte 98.8 milionë euro. Shpenzimet e administratës së bashkisë janë më të larta sesa kostoja e gjithë qytetarëve të Tiranës", - tha Kryemadhi. Sipas saj, nuk dihen arsyet se pse nuk po ndërtohet Unaza e Madhe, por edhe pse nuk po ndërtohen banesat e të pastrehëve. "Duam të dimë se sa fusha sporti do të ketë për fëmijët tani dhe cilat do jenë rrugët që do ndërtohen përfundimisht, pa pasur nevojë për rikonstruksion pas një viti", - shtoi ajo. Sipas Kryemadhit, është kërkuar një sqarim nga Bashkia e Tiranës për të bërë publik buxhetin e saj për 2009-n dhe ky sqarim është i bazuar në ligj. "LSI kërkon të dijë se ku do të shkojnë 19 milionë euro për 2009-n", - vazhdoi Kryemadhi. Kryemadhi theksoi se buxheti i bashkisë nuk do të fshihet më, sepse LSI-ja do të bëjë të mundur që buxheti të bëhet transparent për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›