E Hënë, 2 Nëntor 2026

LSI: Kodi të jetë dhe pas zgjedhjeve

22/02/2005  Kodi aktual i sapomiratuar është i vlefshëm deri në përfundimin e zgjedhjeve të përgjithshme të kësaj vere. Kjo duke iu referuar nenit 182 të këtij kodi "një ditë pas zgjedhjeve, ky kod shfuqizohet". Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, ka shprehur shqetësimin në konferencën e kryetarëve të Grupeve parlamentare se "kjo pikë e këtij kodi duhet të shfuqizohet". Sipas Brahos, "është detyrimi i Kuvendit që vendi të mos mbetet pa Kod Zgjedhor". Duke iu referuar këtij propozimi, Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, i ka kërkuar kryetarëve të Grupeve parlamentare që të formalizojnë një kërkesë për shfuqizimin e kësaj pike të Kodit Zgjedhor. Lidhur me këtë propozim, kryetarët e dy Grupeve më të mëdha parlamentare kane kërkuar afat kohor për diskutimin e problemit në fjalë në Grupet parlamentare respektive. Gjithashtu deputeti i LSI-së ka shprehur shqetësimin e partisë së tij, lidhur me vonesat për ndarjen e zonave zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›