E Diel, 1 Nëntor 2026

Memushi: Arsimi po reformohet

22/02/2005  Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk arrin të mbledhë informacionin e nevojshëm për të planifikuar fondet për investime. Kjo ka qenë një nga problematikat, me të cilat ministri i Arsimit, Luan Memushi, i është përgjigjur interesit të deputetëve, lidhur me gjendjen, në të cilin është futur aktualisht sistemi ynë arsimor. Më tepër se situata aktuale, ministri Memushi ka radhitur strategjinë afatgjatë dhe afatmesme që ministria dhe dikasteret përkatëse kanë planifikuar të ndërmarrin në të gjithë sistemin tonë arsimor. Autonomia financiare e sistemit të lartë universitar në vend dhe reforma e kurikulave, janë dy nga platformat, me të cilat MASH-i po punon aktualisht. Gjithashtu, sipas Memushit, i gjithë sistemi arsimor në vendin tonë po përfshihet nga reforma në të gjitha nivelet ku vlen të përmendet aplikimi i sistemin 9-vjeçar. Ndërkohë, po punohet dhe për modernizimin e metodave të mësimdhënies. Në këtë kuadër, po hatohen dhe starategji, të cilat synojnë decentralizimin e sistemit arsimor në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›